Page 78 - Demo
P. 78


                                    EvropaTë tria vendet kanë të zhvilluar gjithashtu transportin lumor. Një nyjë lidhëse e rëndësishme për Sllovakinë dhe Hungarinë është lumi Danub, me portet e Bratislavës dhe Komarnos. Degë tjetër e rëndësishme e ekonomisë së këtyre vendeve është turizmi (kulturor dhe malor). Sllovakia është një qendër e rëndësishme turistike, e njohur për vizitorët e shumtë që frekuentojnë festivalet e artit apo burimet termale. Praga dhe Budapesti mbeten qendrat kryesore turistike të këtyre vendeve. Bullgaria dhe RumaniaTë dyja vendet kanë ekonomi bujqësore të zhvilluar, por në Rumani ky sektor zë një peshë të madhe, pasi aty është punësuar rreth 29% e popullsisë. Rumania dallohet për kultivimin e drithërave, frutave e perimeve, si dhe për mbarështimin e gjedhit, derrit dhe shpendëve. Kohët e fundit, në këtë vend vihet re një rritje e ekonomisë pyjore dhe e sektorit të peshkimit, i cili është i përqendruar në Detin e Zi (kryesisht në Konstancë) dhe në deltën e Danubit (në Galati dhe Tulçea). Dalja e saj në det mundëson edhe zhvillimin e turizmit detar.Në Bullgari, degët më të zhvilluara të industrisë janë: industria nxjerrëse e mineraleve (qymyrgur, hekur, bakër dhe plumb), industria kimike, ajo e prodhimit të makinerive, industria e përpunimit të naftës dhe ajo e prodhimit të çelikut. Bullgaria është një nga vendet kryesore në Evropë që dallon për rezervat e qymyrgurit. Ajo eksporton bakër, produkte farmaceutike, bujqësore dhe blegtorale. Radha jote1 ŶĂůŝnjŽǀĞĕŽƌŝƚģĞnjŚǀŝůůŝŵŝƚĞŬŽŶŽŵŝŬƚģZĞƉƵďůŝŬģƐĞŬĞ͕^ůůŽǀĂŬŝƐģ͕,ƵŶŐĂƌŝƐģ͕ƵůůŐĂƌŝƐģĚŚĞZƵŵĂŶŝƐģ͘2 ,ƵůƵŵƚŽ͕ƉģƌŐĂƟƚĚŚĞƉĂƌĂƋŝƚŶũģĚĞƚLJƌģƚĞŵĂƟŬĞŵďŝŬƵƐŚƚĞƚŶĂƚLJƌŽƌĞ͕ǀĞĕŽƌŝƚģĞƉŽƉƵůůŝŵŝƚĚŚĞƚģnjŚǀŝůůŝŵŝƚĞŬŽŶŽŵŝŬƚģŬģƚLJƌĞǀĞŶĚĞǀĞ͘BullgariRumaniBukureshtKraiovëBrasovë TimishoarëGalatiBraliaTulçeaKostancëVarna PlevenPlovdivStara ZagoraBurgasSofjeAradOradeaSatu MareBaja MareBotosaniBakauSibiuBuzauDe t i i Z i+DUWDSROLWLNHH5XPDQLVÅGKHH%XOOJDULVÅ 6Rumania dallohet për industrinë e prodhimit të makinave të markës “Dacia”, të pjesëve të ndërrimit të automjeteve, si dhe për industrinë kimike. Vite më parë, energjetika e këtij vendi mbështetej kryesisht në importimin e naftës dhe të gazit nga Rusia. Sot, Rumania ka zhvilluar edhe forma të tjera të prodhimit të energjisë elektrike, siç janë: energjia bërthamore (në centralin Cerna Voda), hidroenergjia (nëpërmjet HEC-eve) dhe energjia e erës (në Dobruja). Në të dyja vendet, sektori i shërbimeve dhe ai i turizmit kanë peshë të rëndësishme në ekonomi. Konstanca, Varna dhe Burgasi në brigjet e Detit të Zi janë destinacionet kryesore turistike të këtyre vendeve. Bullgaria dallohet edhe për zhvillimin e turizmit malor dhe të gjelbër, pasi ka rezervate natyrore me një shumëllojshmëri të botës së gjallë.7 ,QGXVWULDHSURGKLPLWWÅÁHOLNXW%XOOJDUL 8 3DPMHQJDSRUWLL%XUJDVLW%XOOJDUL 9 ,QGXVWULDHSURGKLPLWWÅPDNLQDYH5XPDQL76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82