Page 8 - Demo
P. 8
MësimiI.1 1.1 RAJONET DHE VEÇORITË E TYRE Diskutojmë: Kujtoni se çfarë keni mësuar në Gjeografinë 6 mbi vendin e rajonin dhe shpjegoni kuptimin e secilit prej tyre. Në hartat e paraqitura në klasë, identifikoni dhe lokalizoni disa prej rajoneve që njihni, duke argumentuar pse janë klasifikuar si të tilla.Fjalë kyçe rajonet veçoritë e rajoneveOqeani PaqësorGjiri i KalifornisëGjiri i Meksikës Rajoni i Amerikës së MesmeSan DiegoSan Luis Rio KoloradoNogales Agua PrietaDagllasSunlandParkLas PalomasEl PasoPresidioDel RioPiedras NegrasEagle PassLaredoMek AlerBraunsvillNuevo LaredoOjinagaRajoni i Amerikës së Veriut+DUWDSDUDTHW]RQÅQTÅVKWULKHWSÅUJMDWÅNXILULWPLGLVUDMRQLWWÅ$PHULNÅVVÅ9HULXWGKHDWLMWÅ$PHULNÅVVÅ0HVPHNXQGHVKHWQMÅSÅU]LHUMHNXOWXUDVK1 Rajonet Njeriu është përpjekur që herët ta njohë dhe ta studiojë botën ku jeton, pasi i është dashur ta transformojë vazhdimisht mjedisin e saj fizik. Me kalimin e kohës, natyra e ndërveprimit të njeriut me mjedisin fizik ka ndryshuar dukshëm nga kultura në kulturë. Duke qenë se studimi i të gjithë hapësirës ku jetojmë është i vështirë, gjeografët e ndajnë atë në njësi më të vogla, të quajtura rajone. Shkenca që studion veçoritë e rajoneve quhet gjeografi rajonale.Rajoni është njësia e sipërfaqes së tokës, që karakterizohet nga tipare fizike ose veçori të aktivitetit njerëzor qartësisht të dallueshme nga të tjerat. Kështu, një grup vendesh me tipare fizike, kulturore, ekonomike, historike etj., të ngjashme apo të përafërta midis tyre mund të përfaqësojnë një rajon. Rajone përbëjnë p.sh.: grupimet e vendeve me tipare të njëjta të klimës apo të relievit; me dialekte të ngjashme, me tradita të njëjta në muzikë, kulinari, në prodhimin e verës, apo edhe grupimet e vendeve që ndajnë përvoja të përbashkëta historike etj. Veçoritë e rajoneveRajonet karakterizohen nga disa veçori të rëndësishme.• Kufijtë e rajoneve janë zakonisht të ndërthurur dhe të vështirë për t’u ndarë në mënyrë të prerë nga njëri-tjetri. Sa më afër të shihen zonat kufitare, aq më e vështirë bëhet ndarja midis tyre. Si shembull mund të marrim kufirin ndarës midis rajonit të Amerikës së Veriut dhe atij të Amerikës së Mesme (shih figurën 1). Gjiri ksikësKufiri ndarës midis këtyre dy rajoneve përkon me kufirin politik midis ShBA-së dhe Meksikës. Edhe pse është një kufi i mirëpërcaktuar politik, ai nuk përbën në të vërtetë një kufi ndarës ndërmjet kulturave të tyre. Në një fashë të gjerë që shtrihet në të dyja anët e kufirit, mund të gjejmë një përzierje të tipareve të kulturave të amerikanit vendas, spanjollit kolonial, meksikanit dhe angloamerikanit, si gjuhët, emrat e vendeve, traditat, muzika, organizimi i familjes etj.LEGJENDË Zona përgjatë kufirit midis rajoneve, në të cilën ndeshen elemente kulturore nga të dyja rajonet. Rajonet6

