Page 82 - Demo
P. 82
Evropai Durrësit dhe ai i Vlorës për në brendësi të vendit, relievi ka formën e një amfiteatri, plateja e të cilit ndodhet në perëndim të vendit (në zonën bregdetare dhe fushore), ndërsa shkallët e tij janë zonat kodrinore e malore që lartësohen në lindje, veri dhe në jug. Përgjatë këtij relievi kalojnë shumë lumenj, si Drini, Mati, Shkumbini, Semani e Vjosa, të cilët burojnë në lindje dhe derdhen në perëndim. Ata formojnë korridore natyrore, të cilat përbëjnë rrugëkalimet më të shkurtra nga bregdeti shqiptar drejt brendësisë së Gadishullit Ballkanik dhe Evropës Lindore. Përgjatë luginës së Matit është ndërtuar Rruga e Kombit, arteria më e madhe e transportit, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën e më gjerë. Rruga Egnatia, e cila kalon në luginën e Shkumbinit qysh nga periudha e antikitetit, është një nga arteriet kryesore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, Greqinë e më tej, me Bullgarinë dhe Turqinë. Edhe traseja e gazsjellësit TAP, i cili ka një rëndësi ekonomike për vendin tonë dhe për fqinjët, është ndërtuar përgjatë luginave, duke ndjekur rrugën më të shkurtër drejt perëndimit. Popullimi dhe zhvillimi ekonomik i ShqipërisëDeri para vitit 1989, popullsia e Shqipërisë ka ardhur gjithnjë e në rritje. Në vitin 2001, për herë të parë u evidentua një rënie e ndjeshme e numrit të popullsisë. Edhe në vitet në vazhdim, shtimi natyror i popullsisë ka qenë i ulët dhe numri i saj ka pësuar rënie. Shkaqet kryesore të saj janë emigracioni pas viteve ‘90 dhe ulja e lindshmërisë. Nga viti ‘90 e në vazhdim, Shqipëria ka kaluar një periudhë të gjatë tranzicioni, ku është përballur edhe me reforma të rëndësishme ekonomike. Sot, degët bazë të ekonomisë janë: bujqësia, blegtoria, peshkimi, turizmi, tregtia, energjetika, industria e lehtë dhe ushqimore, industria e nxjerrjes së mineraleve dhe metalurgjia. Ekonomia bujqësore dallohet për kultivimin e drithërave, ullinjve, agrumeve, vreshtave, frutave e perimeve, patates, bimëve industriale, si dhe për mbarështimin e gjedhit, bagëtisë së imët, derrit dhe shpendëve. Energjetika mbështetet në burimet e shumta hidrike (HEC-et mbi lumenjtë Drin, Mat, Bistricë dhe Devoll). Kohët e fundit janë rritur investimet në sektorin e shërbimeve, turizmit dhe në atë të transportit. Pamje nga porti L'XUUÅVLWPamje nga bregdeti i 'KÅUPLXW3DPMHQJD]RQDQDIWÅPEDMWÅVHH3DWRV0DULQ]ÅVPamje nga +LGURFHQWUDOLL)LHU]ÅV364 580

