Page 84 - Demo
P. 84


                                    PUNË PRAKTIKE 4Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: ƒpërcakton në hartën fiziko-gjeografike nënrajonin e Evropës Mesdhetare dhe nënrajonin e Evropës Lindore;ƒlokalizon, emërton dhe ngjyros në hartën-skicë format kryesore të relievit dhe hidrografinë e secilit prej nënrajoneve;ƒlokalizon dhe emërton në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit nënrajon;ƒvlerëson dhe respekton diversitetin fizik, social, kulturor dhe ekonomik të secilit prej nënrajoneve;ƒshfaq kureshtje dhe interes për zhvillimet demografike dhe ekonomike të këtyre nënrajoneve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: teksti mësimor, materiale dhe harta të gjetura në burime të ndryshme (internet, enciklopedi etj.), si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, teksti mësimor, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë), punë në grupe (diskutim, shkëmbim idesh). Puna përgatitore:Për realizimin e kësaj pune praktike, nxënësit/et duhet të mbështeten në njohuritë e marra mbi veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane e ekonomike të Evropës Mesdhetare dhe të Evropës Lindore. Mësuesi/ja i orienton nxënësit/et të përzgjedhin dhe të diskutojnë rreth informacioneve që kanë gjetur në lidhje me veçoritë fiziko-gjeografike dhe qendrat e rëndësishme urbane e ekonomike të këtyre nënrajoneve. Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike. Përcaktoni në hartën e ekspozuar në klasë, nënrajonin e Evropës Mesdhetare dhe atë të Evropës Lindore.. Lokalizoni në hartë shtetet e secilit prej këtyre nënrajoneve.. Lokalizoni, emërtoni dhe ngjyrosni në hartën-skicë format kryesore të relievit (fushat, kodrat, malet, rrafshnaltat, pllajat, shkretëtirat, gropat etj.) të secilit nënrajon.. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë hidrografinë (detet, liqenet, rrjedhat kryesore lumore) e secilit prej nënrajoneve.. Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë qendrat më të rëndësishme urbane dhe ekonomike të secilit nënrajon.Shënim: Për realizimin e punës praktike nr. 4, plotësoni hartat-skicë 10 dhe 11 në fund të librit.TEMA: EVROPA MESDHETARE DHE EVROPA LINDORE 82
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88