Page 85 - Demo
P. 85
Projekt 1 (ora e dytë)Rezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja përmes kërkimit gjeografik: zbulon dhe vlerëson vlerat natyrore, historike, kulturore dhe ekonomike të nënrajoneve të Evropës (Evropës Veriore, Evropës Perëndimore, Evropës Ishullore, Evropës Mesdhetare, Evropa Lindore); shfrytëzon teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si dhe materiale të tjera mbështetëse për realizimin e projektit;përzgjedh informacionin dhe e përpunon atë; ndërton grafikë, diagrame me të dhëna statistikore;evidenton veçoritë e secilit prej nënrajoneve dhe vlerëson diversitetin midis tyre;respekton idetë e shfaqura nga të tjerët.Burimet kryesore të informacionit: teksti mësimor i Gjeografisë 8; kllastera dhe materiale të hulumtuara në burime të ndryshme (internet, enciklopedi, guida të ndryshme turistike, libra dhe revista me kuriozitete, shtypi i përditshëm, dokumentarë shkencorë), biseda me më të rriturit e familjes etj. Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, prezantim i projektit, diskutim, analizë, shkëmbim idesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: teksti mësimor, materiale të printuara, informacione nga shtypi i përditshëm, kompjuter, videoprojektor, tabelë prezantimi, shënues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit/et. Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit:Pozita gjeografike e secilit prej nënrajoneve të Evropës dhe rëndësia e saj.Lokalizimi në hartë i shteteve të secilit nënrajon.Identifikimi dhe analizimi i veçorive fiziko-gjeografike të secilit nënrajon.Evidentimi i veçorive të popullimit dhe kulturës të secilit prej nënrajoneve.Analizimi i tipareve kryesore të zhvillimit ekonomik të secilit nënrajon.Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së dytë të projektit:Paraqitja e punës së secilit grup, e cila mund të bëhet në mënyrë elektronike (me PowerPoint apo me forma të tjera) ose me anë të posterave, skemave etj., sipas vendimmarrjes së grupit.Dorëzimi i materialit të printuar.Diskutimi në klasë mbi projektet e përgatitura.Vlerësimi i punës së nxënësve.Tema: Veçoritë fiziko-gjeografike dhe humane të nënrajoneve të Evropës83

