Page 86 - Demo
P. 86


                                    Kontrollo kompetencat1 E vërtetë apo e gabuar?- Evropa Lindore ka dalje në Oqeanin Paqësor. - Evropa Mesdhetare kufizohet me Evropën Veriore. - Në Gadishullin Apenin gjenden rezervat më të mëdha të naftës në Evropë. - Në relievin e Evropës Mesdhetare mbizotërojnë ultësirat. - Evropa Mesdhetare ka përqindje të lartë të popullsisë urbane. - Moldavia është prodhuesja më e madhe e pajisjeve të teknologjisë së lartë në Evropë. - Trekëndëshi Torino-Gjenovë-Milano është sot hapësira kryesore industriale e Italisë. 2 Lokalizo në hartën fiziko-gjeografike të Evropës dhe vlerëso vendndodhjen gjeografike të:a) Evropës Mesdhetare; b) Evropës Lindore.3 Përshkruaj kushtet natyrore të:a) Evropës Mesdhetare; b) Evropës Lindore.4 Diskuto mbi pyetjet e mëposhtme:a) Cilat vende janë prodhueset më të mëdha të automjeteve në Evropën Mesdhetare dhe në Evropën Lindore?b) Cilat vende të Evropës Mesdhetare dhe të Evropës Lindore kanë më të zhvilluar ekonominë bujqësore? Për çfarë dallohen më tepër?c) Cilat vende të Evropës Mesdhetare dhe të Evropës Lindore kanë më të zhvilluar sektorin industrial? Për cilat industri dallohen më tepër ato?d) Cilat vende turistike janë më të vizituarat në Evropën Mesdhetare dhe në Evropën Lindore? Pse?e) Cilat vende të Evropës Mesdhetare dhe të Evropës Lindore dallohen për sipërfaqet e mëdha pyjore në territoret e tyre?f) Cilat vende të Evropës Mesdhetare dhe të Evropës Lindore prodhojnë energji elektrike nga burime alternative (të përtëritshme)? Cilat prej tyre e mbështetin energjetikën në shfrytëzimin e naftës, gazit natyror dhe në centralet bërthamore?g) Pse është e rëndësishme pozita gjeografike e Shqipërisë?5 Krahaso tiparet fizike, natyrën e popullimit dhe të ekonomisë së Evropës Mesdhetare me ato të Evropës Lindore: a) evidento të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre;b) plotëso tabelën e mëposhtme me një ose disa veçori që e dallojnë secilin prej nënrajoneve. 6 Analizo tiparet e zhvillimit ekonomik të:a) Portugalisë, Spanjës, Andorrës, Italisë, Maltës, San Marinos, Vatikanit dhe Greqisë;b) Letonisë, Lituanisë, Bjellorusisë, Moldavisë, Ukrainës, Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës.Përsëritja 2V GNënrajonet Veçoritë dalluese të rajoneveEvropa MesdhetareEvropa LindoreEvropa(Evropa Mesdhetare dhe ajo Lindore)84
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90