Page 89 - Demo
P. 89


                                    cilat krijojnë rajone fiziko-gjeografike më vete. Këto rajone janë: Fusha Ruse, Malet Urale, Fusha e Siberisë Perëndimore, Pllaja e Siberisë Qendrore, Baseni Jakutsk, Malësitë Lindore, Vargmalet e Azisë Qendrore dhe Malet Kaukaze.• Fusha Ruse është pjesa më lindore e Fushës së Evropës Veriore, në të cilën është themeluar shteti rus (ku ndodhet edhe Moska, kryeqyteti i Rusisë). Në veri të kësaj fushe, qyteti i Murmanskut përbën edhe kufirin fundor lindor ku mbërrijnë masat ajrore të ngrohta të Atlantikut Verior. Nën ndikimin e tyre klima zbutet, duke bërë të mundur kështu funksionimin e portit të tij detar gjatë pjesës më të madhe të vitit. Në veri të kësaj fushe mbizotërojnë pyjet halore, ndërsa në jug, stepat e mbuluara nga bimësia e ulët (barishtore). 3DPMHQJD)XVKD5XVHSMHVÅH)XVKÅVVÅ(YURSÅV9HULRUH 2• Në jugperëndim të Fushës Ruse, midis Detit të Zi dhe atij Kaspik shtrihen Malet Kaukaze, të cilat përbëjnë një zgjatim lindor të Alpeve të Evropës dhe kanë reliev pothuajse të njëjtë me to.• Në lindje të Fushës Ruse gjenden Malet Urale, një vargmal i vjetër në moshë, me lartësi mesatare dhe me maja të rrumbullakosura. Uralet shtrihen për gati 3200 km nga veriu në jug, duke ndarë Fushën e Evropës Veriore me Fushën e Siberisë Perëndimore dhe duke formuar një kufi natyror klimatik midis territoreve perëndimore dhe atyre lindore. Këto male janë të pasura me rezerva mineralesh, shfrytëzimi i të cilave është i hershëm. Pranë vendburimeve të tyre janë ndërtuar qendra të shumta urbane, ku është zhvilluar kryesisht metalurgjia.• Në lindje të Uraleve shtrihet Fusha e Siberisë Perëndimore, e njohur si ultësira më uniforme dhe më e madhja në botë. Ajo përshkohet nga lumenjtë Obi, Irtish dhe degët e tyre. Gjatë vitit, tokat e pjesës veriore të kësaj ultësire janë të ngrira ose moçalike.• Në lindje të Fushës së Siberisë Perëndimore shtrihet Pllaja e Siberisë Qendrore, e cila ka reliev kodrinoro-malor, klimë kontinentale (me dimër të gjatë e të ftohtë dhe verë të shkurtër) dhe toka të ngrira. • Më në lindje të Pllajës së Siberisë Qendrore shtrihet Baseni Jakutsk, i cili dallohet për relievin malor.3 Pamje nga Malet Urale3DPMHQJDOXJLQDe Obit4 A e dini se... Falë kushteve klimatike që e karakterizojnë, Rusia mundi të përballonte me sukses dy prej fushatave më të egra ushtarake, të ndërmarra ndaj saj: fushatën e Napoleon Bonapartit në vitin 1812 dhe mësymjen e trupave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. 87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93