Page 90 - Demo
P. 90
Rajonet e tjera të botës• Në jugperëndim të Pllajës së Siberisë Qendrore, nga kufiri kazak në perëndim deri në liqenin Bajkal në lindje, shtrihen Vargmalet e Azisë Qendrore, me borë të përhershme dhe akullnaja.• Malësitë Lindore përbëhen nga vargje malore me moshë të re (një pjesë e të cilave janë kone vullkanike) dhe nga lugina të thella ndërmalore. Në këtë rajon përfshihen Liqeni Bajkal (më i thelli në botë, mbi 1500 m) dhe territoret e Lindjes së Largët, ku ndodhet edhe Gadishulli i Kamçatkës.1 WģƌĐĂŬƚŽĚŚĞǀůĞƌģƐŽƉŽnjŝƚģŶŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƌĂũŽŶŝƚƚģZƵƐŝƐģ͘2 ffiǀŝĚĞŶƚŽŶģŶƌĂũŽŶĞƚĮnjŝŬŽͲŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģƌĂũŽŶŝƚƚģZƵƐŝƐģ͘3 WģƌƐŚŬƌƵĂũǀĞĕŽƌŝƚģŬƌLJĞƐŽƌĞƚģŶģŶƌĂũŽŶĞǀĞƚģZƵƐŝƐģ͘4 ŶĂůŝnjŽŬůŝŵģŶĚŚĞnjŽŶĂƚĞďŝŵģƐŝƐģƐģƌĂũŽŶŝƚƚģZƵƐŝƐģ͘Radha joteLumenjtë (Obi, Lena, Jenisej, Irtishi, Vollga, Amuri etj.) janë të lundrueshëm dhe përbëjnë pasuri të mëdha hidroenergjetike. Lumi kryesor është Vollga, i cili derdhet në detin Kaspik. Ai përbëhet nga një rrjet i dendur degësh, liqenesh dhe kanalesh ujore, të cilat përshkojnë shumë pjesë të rajonit: nga Fusha e Evropës Veriore, Deti Baltik dhe Deti i Bardhë në veri, deri në Detin e Zi në jugperëndim. KlimaNë pjesën më të madhe të këtij rajoni mbizotëron klima e ftohtë kontinentale, e cila dallohet për vlerat ekstreme të temperaturës dhe luhatje të ndjeshme të sasisë së reshjeve. Faktorët që përcaktojnë tiparet e kësaj klime janë: shtrirja e rajonit në gjerësi gjeografike të mëdha, largësia e territoreve të brendshme nga ujërat oqeanike e rrethimi i tyre nga malet, si dhe drejtimi veri-jug i lumenjve më të mëdhenj të tij, të cilët shërbejnë si korridore për depërtimin e masave ajrore të Arktikut për në jug.BimësiaKarakteri i relievit dhe veçoritë e klimës së këtij rajoni ndikojnë në formimin e gjashtë zonave të bimësisë. Në veriun arktik shtrihet bimësia e tundrës, e cila përfaqësohet nga myshqet dhe likenet. Në jug të tundrës ndodhet bimësia e tajgës, një rrip toke i mbuluar me pyje halore me gjelbërim të përhershëm. Në jug të tajgës, gjendet zona e pyjeve gjethegjera, ku mbizotërojnë mështekna, panja etj. Në jug të këtyre pyjeve shtrihet zona me bimësi barishtore (ose stepa) e me toka pjellore. Kjo zonë njihet ndryshe si toka e bukës, pasi aty kultivohen gruri, thekra, elbi, patatja, lakra etj. Në jug dhe në lindje të stepës, veçanërisht në disa territore të Azisë Qendrore, gjenden zonat shkretinore dhe gjysmëshkretinore. Në rajonin e Kaukazit shtrihet zona e bimësisë me klimë mesatare të lagësht, në të cilën kultivohen bimë subtropikale, arra, çaji etj. 3DPMHQJDPMHGLVLQÅ*DGLVKXOOLQH.DPÁDWNÅV 4Pamje nga liqeni Bajkal 56 7 3DPMHQJDSRUWLL0XUPDQVNXW 3DPMHQJDOXJLQDH9ROOJÅV88

