Page 91 - Demo
P. 91


                                    MësimiI.1 3.2 Harta politike e RusisëShteti i parë rus, i quajtur Rusia e Kievit, u formua pranë lumit Djnepër, me bashkimin e sllavëve të Lindjes në shek. IX ps.K. Pushtimet mongole gjatë viteve 1240–1480 sollën shkatërrimin e shumë qyteteve (midis tyre edhe Kievi) dhe, si rrjedhojë, rënien e shtetit rus. Pas shek. XIII, Rusia filloi të rritej duke pasur si kryeqendër të saj Moskën. Gjatë kësaj kohe, nëpërmjet predikimeve të murgjve Ciril dhe Methodius, në hapësirën ruse nisi të përhapej feja ortodokse. Shteti rus u zgjerua dhe u konsolidua në shek. XVI, gjatë sundimit të carit Ivani IV (i njohur si Ivani i Tmerrshëm), i cili ndërmori një sërë reformash. Themeluesi i shtetit modern rus është Pjetri I (i njohur si Pjetri i Madh), i cili në shek. XVIII shpalli Shën Petersburgun kryeqytet të Rusisë dhe bëri përpjekje të mëdha për zgjerimin e territoreve të saj në lindje, jug e perëndim. Ëndrra e të gjithë carëve rusë ka qenë krijimi i një perandorie shumë të madhe, me porte në të katër oqeanet. Kjo i nxiti ata të pushtonin sa më shumë vende në lindje, perëndim e jug, duke e kthyer Rusinë në një konglomerat popujsh, gjuhësh, racash, besimesh fetare etj.POPULLIMI DHE EKONOMIA E RAJONIT TË RUSISËDiskutojmë: Emri i Rusisë lidhet me një histori të gjatë zhvillimesh politike, ekonomike dhe sociale. Pjesë e historisë ruse janë: kozakët pushtues, autokracia cariste, peshkopët bizantinë dhe larmia kulturore. Ngjarjet kryesore që shenjuan rrjedhën historike të Rusisë përgjatë shekujve ishin: sprapsja e hordhive mongole, zgjerimi i territoreve dhe krijimi i një perandorie gjigante, shpartallimi i Napoleonit, vendosja e sistemit komunist, rënia e tij, si dhe humbja e shumë territoreve në perëndim të ish-BS. Sot Rusia është në rrugën e tranzicionit dhe të reformave të rëndësishme demokratike. Bazuar në njohuritë e marra nga burime të ndryshme, evidentoni ndikimin e saj në zhvillimet evropiane dhe botërore në periudha të ndryshme historike.Fjalë kyçe harta politike e Rusisë  popullimi  ekonomiaRUSIUzbekistan TurkmenistanKirgistanTaxhikistanAshgabatTashkent BishekDushanbeAlmatiAzerbajxhanBakuTbilisi GjeorgjiO qeani i Ngrirë i Veriut Deti i NorvegjisëDeti BaltikDeti i VeriutDeti BarensDeti LaptevDeti i Siberisë LindoreDeti BeringDeti OkhotskLiqeni BajkalDeti i JaponisëDeti KaspikDeti i ZiDeti AralDeti Balkhash0 800 kilometraKazakistanMoskëAstanaBritania e MadheJerevanArmeni+DUWDSROLWLNHHUDMRQLWWÅ5XVLVÅ1h politike, ekonomike acia cariste, peshkopëtrrjedhën historike të zgjerimi i territorevet, vendosja e sistemitdim të ish-BS. SotRusiademokratike. Bazuarmin e saj në zhvillimet89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95