Page 96 - Demo
P. 96


                                    Rajonet e tjera të botësdhe Malet Shkëmbore, të cilat përbëjnë një barrierë të madhe natyrore për masat ajrore të Oqeanit Paqësor. Ato kanë formën e një zinxhiri vargjesh malore, të cilat ndahen midis tyre nga lugina të thella (disa në trajtë kanionesh) dhe nga pllaja. Ndër pllajat e rajonit dallohet Pllaja e Kolorados (me Kanionin e Madh), Pllaja e Kolumbias etj. Në juglindje të rajonit të Amerikës së Veriut shtrihen Malet Apalashe me lartësi mesatare, me drejtim verilindje-jugperëndim, me moshë të vjetër, me maja të rrumbullakosura dhe të pasura me qymyrgur. Në pjesën verilindore të rajonit shtrihet Mburoja e Madhe Kanadeze, në të cilën gjenden shkëmbinjtë më të vjetër të rajonit. Midis Apalasheve dhe Mburojës së Madhe Kanadeze shtrihet Ultësira e Brendshme, e formuar prej depozitimeve akullnajore. Në këtë zonë ndodhen Liqenet e Mëdha, të cilat përbëjnë basenin më të madh të brendshëm me ujëra të ëmbla. Një element i rrallë dhe mjaft tërheqës i këtij peizazhi fiziko-gjeografik është ujëvara e Niagarës. Midis Apalasheve dhe Mburojës Kanadeze në lindje dhe Maleve Shkëmbore në perëndim, shtrihen Fushat e Mëdha ose zona e rrafshnaltave të gjera, të cilat lartësohen drejt perëndimit. Zgjatimi verior i kësaj zone shkon deri në lartësitë e Mburojës Kanadeze, ndërsa zgjatimi jugor drejt Ultësirës së Bregdetit të Gjirit të Meksikës. Kjo ultësirë është zona më e ulët e rajonit dhe shtrihet nga jugu i Teksasit deri në pjesën jugore të Apalasheve, e kufizuar në juglindje me Floridën. Ajo është vazhdimisht nën kërcënimin e përmbytjeve detare të shkaktuara prej stuhive dhe tornadove të shumta, por edhe nga vërshimet e lumit të Misisipit, i cili e përshkon atë nga veriu në jug. KlimaTiparet e klimës së këtij rajoni kushtëzohen nga gjerësia gjeografike veriore, dalja e gjerë në oqeane dhe nga veçoritë e relievit. Në pjesët bregdetare të rajonit, klima është më e lagësht, pasi masat ajrore që vijnë nga Paqësori përplasen në Malet Bregdetare dhe ato Shkëmbore, duke shkarkuar aty gjithë lagështirën që mbartin. E njëjta gjë ndodh edhe me masat ajrore të Oqeanit Atlantik, të cilat përplasen në malet Apalashe. Në brendësi të rajonit klima ka tipare kontinentale, pasi ndikohet nga masat ajrore të Oqeanit të Ngrirë të Veriut, të cilat depërtojnë lehtësisht për shkak të mungesës së barrierave natyrore. 'LVDQJDIRUPDWHUHOLHYLWQÅUDMRQLQH$PHULNÅVVÅ9HULXWD0DOHW%UHJGHWDUH E)XVKDWH0ÅGKD F.DQLRQLL0DGK294
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100