Page 98 - Demo
P. 98


                                    MësimiI.1 3.4 Historiku i popullimit Popullimi i këtij rajoni është i lidhur ngushtë me lëvizjet e mëdha migruese të popullsisë nga Evropa dhe me migrimet e brendshme të tij. Pas dhjetëra mijëra vjetësh popullimi nga banorët vendas, brigjet e Amerikës së Veriut u zbuluan (më 1492 nga K. Kolombi) dhe më pas u kolonizuan prej evropianëve. Kolonizimi solli ndryshime të mëdha në kulturën e popullsisë së rajonit. Duke qenë se popullsia vendase ishte e pakët në numër, me shkallë zhvillimi të ulët (përgjithësisht në stadin fisnor) dhe e shpërndarë në shumë vendbanime të vogla të Amerikës së Veriut, nuk mundi t’i rezistonte ndikimit të evropianëve, me një nivel kulturor e ekonomik shumë më të lartë. Gjatë periudhave në vazhdim, ky rajon njohu valë të mëdha emigrimi nga Evropa (nga ishujt britanikë, Beneluksi, Franca, Gjermania, Italia, Evropa Mesdhetare dhe ajo Lindore), gjatë të cilave popullsia e ardhur u vendos në zonat bregdetare të verilindjes së ShBA-së. Pas shpalljes së pavarësisë së 13 kolonive (në shek. XVIII), për shkak të migrimit të brendshëm të popullsisë nga bregdeti lindor drejt Fushave të Mëdha, Maleve Shkëmbore dhe bregdetit të Paqësorit, kufijtë e shtetit të parë amerikan të krijuar nisën të zgjeroheshin në drejtim të perëndimit. Për rrjedhojë, popullsia amerikane u shpërnda gradualisht pothuajse në të gjithë territorin e vendit. POPULLIMI, URBANIZIMI DHE EKONOMIA E AMERIKËS SË VERIUTDiskutojmë: Amerika e Veriut (veçanërisht ShBA-ja) është hapësira që dallon për numrin e lartë të popullsisë dhe për zhvillimin e madh urban e ekonomik. Ajo njihet gjithashtu edhe për rolin e saj në drejtim të politikave dhe zhvillimeve botërore. Bazuar në njohuritë tuaja, vlerësoni përmes shembujve zhvillimin ekonomik të këtij rajoni, si dhe ndikimin e tij në botë. Fjalë kyçe historiku i popullimit  modelet e zhvillimit urban  burimet natyrore ekonomia e rajonit Los AnxhelosOaklandSan Francisko Qytetet e vendmbërritjes Shtetet e jugutLEGJENDË Migrimi nga juglindja drejt perëndimit të mesëm dhe të largët  Migrimi nga jugu e qendra drejt veriut Migrimi nga juglindja drejt veriutNë shek. XIX-XX, për shkak të migrimit të brendshëm të popullsisë nga bregdeti lindor drejt Fushave të Mëdha, Maleve Shkëmbore dhe bregdetit të Paqësorit, Rajoni i Amerikës së Veriut u popullua përgjatë gjithë sipërfaqes së tij.Detroit MiluokiMineapolisDavenportKuinziIndianapolisSpringfildS. Luis LuisvilëSinsinatiKlivelandNuark, NJBufaloAlbani RocesterBostonProvidenceNju-HevënNju-JorkFiladelfiaBaltimorëUashington D.CRiçmondPitsburgKolumbusDejtonToledoÇikago+DUWDSDUDTHWOÅYL]MHWHPÅGKDPLJUDWRUHQÅ6K%$196
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102