Page 100 - Demo
P. 100
98Fjalor i termave kyçTema 5.3gëlqere e shuar tretësirë ujore e oksidit të kalciumit (hidroksid kalciumi).karbonat përbërje që përveç hidrogjenit apo metalit përmban edhe elementet karbon dhe oksigjen.Tema 5.4ligji i ruajtjes së masëspohim që tregon se gjatë një reaksioni kimik, masa e përgjithshme nuk ndryshon, ose që shuma e masave të reaktantëve është e barabartë me shumën e masave të produkteve.reaksion bashkimi reaksion, gjatë të cilit molekulat e dy ose më shumë substancave bashkohen duke dhënë molekula të një substance të vetme.reaksion zëvendësimireaksion, gjatë të cilit atomet e një elementi zëvendësojnë atomet e një elementi tjetër në molekulën e një përbërjeje kimike. Për shembull, magnezi zëvendëson hidrogjenin te HCl.Tema 5.6reaksion ekzotermik reaksion që shoqërohet me çlirim energjie.reaksion endotermik reaksion që shoqërohet me thithje energjie.reaksion precipitimi reaksion që shoqërohet me formim fundërrie (substancë e patretshme).Tema 5.7faktorët (agjentët atmosferikë) CO2(g), O2(g) , avuj H2O.galvanizim metodë për mbrojtjen e hekurit nga ndryshkja, si për shembull veshja me zink.mbrojtje masë që merret për të mënjanuar ndryshkjen.ndryshkje proces i gërryerjes së metaleve.

