Page 11 - Demo
P. 11


                                    8 9• Të gjitha substancat përbëhen nga grimca.• Teoria e ndërtimit grimcor të substancës na ndihmon për të shpjeguar karakteristikat e secilës prej tri gjendjeve fizike të saj.• Gjithashtu, ajo na ndihmon për të shpjeguar ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tri gjendjeve fizike të substancës.Përmbledhje 3. Duke u bazuar në teorinë e ndërtimit grimcor të materies, shpjegoni:a) si kalon një substancë nga gjendja e lëngët në atë të gaztë;b) si kalon një substancë nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë;c) çfarë ndodh kur avujt e dushit përplasen me një sipërfaqe të ftohtë (p.sh. me pasqyrën e banjës).4. Kopjoni në fletore skemën e mëposhtme. Shigjetat tregojnë drejtimin e procesit të shndërrimit të gjendjes fizike të substancës. Shkruani emrat e proceseve përkatëse mbi shigjetat në grafik.Pyetje dhe detyra 1.1 Ndërtimi grimcor i materies1 Gjendjet fizike të materiesZ+AZ+AZ+Agjendje e ngurtë gjendje e lëngët gjendje e gaztëgjendje e ngurtë gjendje e lëngët gjendje e gaztëADBCFigura na tregon se si ndryshon vendosja e grimcave nëse gjendja fizike e substancave ndryshon.Ndryshimi i gjendjes fizike të substancaveDimë që substancat mund të jenë në gjendje të ngurtë, të lëngët apo të gaztë. Një substancë mund ta ndryshojë gjendjen e saj fizike. Ajo mund të kalojë nga gjendja e ngurtë në atë të lëngët, nga gjendja e lëngët në atë të gaztë dhe anasjellas, p.sh., kur një substancë e ngurtë ngrohet, grimcat e saj përbërëse marrin energji dhe lëvizja luhatëse e tyre rritet. Në të njëjtën kohë, forcat e tërheqjes reciproke midis grimcave vijnë duke u dobësuar dhe si pasojë, rregulli i vendosjes së tyre në pozicione fikse prishet. Grimcat rrëshqasin ndaj njëra-tjetrës, duke bërë që substanca të kalojë nga gjendja e ngurtë në atë të lëngët.shkrirjengrirjevlimkondensimProcesi i kalimit të një substance nga gjendja:• e ngurtë në atë të lëngët quhet shkrirje;• e lëngët në atë të gaztë quhet avullim;• e gaztë në atë të lëngët quhet kondensim;• e lëngët në atë të ngurtë quhet ngrirje;• e ngurtë në atë të gaztë, pa kaluar në gjendjen e lëngët, quhet sublimim.Kur mbi sipërfaqen e lëngut dalin bulëza me shumicë, procesi quhet vlim.Jepni nga një shembull për secilin nga proceset e mësipërme.
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15