Page 12 - Demo
P. 12


                                    10 111. Shpejtësia e shpërhapjes së bojës së shkrimit në ujë të ngrohtë është më e madhe se në ujë të ftohtë. Argumentoni pse.Pyetje dhe detyra 1.2 Shpërhapja (difuzioni)1 Gjendjet fizike të materiesÇfarë kuptojmë me shpërhapje?Nëse hedhim dy-tri pika bojë shkrimi në një gotë që përmban ujë, do të shohim se ajo do të shpërhapet ngadalë në të. Kjo tregon se grimcat e bojës kanë energji të mjaftueshme për të lëvizur. Grimcat e bojës dhe ato të ujit lëvizin lirisht, duke u përplasur në mënyrë rastësore me njëra-tjetrën. Për shkak të këtyre përplasjeve, ato ndryshojnë drejtimin e lëvizjes. Pas njëfarë kohe, si pasojë e lëvizjeve dhe e përplasjeve rastësore të grimcave, shohim se e gjithë boja është shpërhapur dhe uji ka marrë ngjyrë të njëjtë kudo. Ky proces quhet shpërhapje (difuzion). Gjatë shpërhapjes, grimcat e bojës lëvizin nga mjedisi ku përqendrimi i tyre është më i madh, drejt mjedisit ku përqendrimi është më i vogël (d.m.th. në ujë).Shpejtësia e procesit të shpërhapjes varet nga gjendja fizike e substancës, nga masa dhe përmasa e grimcave, nga temperatura etj.Shpërhapja te gazet Procesi i shpërhapjes ndodh edhe te gazet, grimcat e të cilave lëvizin më shpejt se grimcat e lëngjeve. Në gjendje të gaztë, bromi ka ngjyrë të verdhë në kafe, ndërsa oksigjeni është gaz pa ngjyrë. Nëse bashkojmë grykat e dy provëzave, njëra me oksigjen dhe tjetra me brom, do të shohim se këto dy gaze shpërhapen te njëri-tjetri.2. Grimcat shpërhapen në të dyja provëzat.1. Gryka e një provëze që ka oksigjen është vendosur sipër grykës së provëzës që ka brom.  Hapësirat midis grimcave te gazet bëjnë që ato të përzihen me njëra-tjetrën. ujë shtohet bojë pas 1 ore pas 5 orëshgrimca bromigrimca oksigjenigrimcat e bojësgrimcat e ujitZ+AGrimcat e oksigjenit dhe ato të bromit lëvizin shpejt.Grimcat e oksigjenit dhe ato të bromit shpërhapen në të dyja provëzat.
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16