Page 13 - Demo
P. 13
10 11Veprimtari 1.2Shpërhapja • Shpërhapja ndodh si pasojë e lëvizjes së lirshme dhe rastësore të grimcave.• Shpërhapja ndodh më shpejt te gazet sesa te lëngjet.Përmbledhje Në eksperimentin e mëposhtëm do të shohim si ndodh procesi i shpërhapjes.Merrni një pjatë petri që përmban një pelte të quajtur agar. Peltes agar i shtohen disa pika tretësirë ujore të dëftuesit të ngjyrosur universal ose disa pika fenolftaleinë.Pritni me kujdes një copë nga peltja në qendër, ashtu si në figurë. Me anë të një pipete, hidhni në qendër (në vendin e prerë) 3 mililitra tretësirë hidroksid natriumi.Shënim: Në vend të peltes agar mund të përdoret pelte amidoni. Gjatë përgatitjes së peltes së amidonit hidhen në të disa pika fenolftaleinë. Vëreni me kujdes shpërhapjen e hidroksidit të natriumit (NaOH), të cilën e tregon ndryshimi i ngjyrës së peltes së amidonit. Ky eksperiment mund të bëhet edhe duke hedhur dy kristale permanganat kaliumi në një gotë me ujë, apo duke ngrohur disa kristale jodi në një provëz. A1 Përse përdoret dëftuesi universal? A2 Çfarë tregon ngjyra që merr peltja agar, pasi i kemi hedhur hidroksid natriumi?A3 Shënoni çfarë ndodh pas një intervali të caktuar kohe. Paraqitni me anë të një grafiku rezultatet përkatëse.A4 Duke u bazuar në teorinë e ndërtimit grimcor të substancave dhe në lëvizjen e tyre, shpjegoni çfarë ndodhi gjatë eksperimentit.Pyetje dhe detyra 1.2 Shpërhapja (difuzioni)1 Gjendjet fizike të materies2. Pse shpërhapja ndodh më shpejt te gazet sesa te lëngjet?Pyetje dhe detyra Z+Aprerës brimashpjatë petri pelte agar me dëftues universal

