Page 14 - Demo
P. 14
12 131.3 Hulumtim rreth procesit të shpërhapjes (difuzionit)1 Gjendjet fizike të materiesHShLe të shohim disa raste ku ndodh procesi i shpërhapjes1. Nëse duam të përgatisim çaj, mjafton të hedhim disa gjethe çaji në një ibrik me ujë të nxehtë. Grimcat që dalin nga gjethet e çajit do të shpërhapen në ujin e nxehtë, i cili do të ngjyroset dalëngadalë, derisa ngjyra të bëhet e njëjtë. Nëse e lëmë çajin për një kohë të gjatë në ibrik, ai do të bëhet i fortë dhe me ngjyrë të errët. 2. Nëse duam të përgatisim lëngun e frutave mjafton të shtojmë në një enë me ujë esencën e tyre (shurup i përqendruar). Grimcat e ujit dhe ato të esencës përzihen me njëra-tjetrën. Nëse esencën e hedhim ngadalë në ujë, do të shohim se fillimisht ajo do të shkojë në fund të enës (shurupi i përqendruar i frutave është më i rëndë se uji) dhe më pas do të shpërhapet në ujë, derisa ai të marrë ngjyrë të njëtrajtshme.Në të dyja rastet e mësipërme ndodh procesi i shpërhapjes.Veprimtari 1.3ACilët janë faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e shpërhapjes?1. Diskutoni në grup për faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e shpërhapjes. Disa prej tyre mund të jenë: gjendja fizike, përmasat dhe masa e grimcave, si dhe temperatura. Shkruajini ato në fletore.2. Diskutoni në grup dhe jepni mendimin tuaj se si mund të ndikojë secili faktor në procesin e shpërhapjes. Për shembull: Mendoj se, nëse do të rritim temperaturën, procesi i shpërhapjes do të ndodhë më shpejt. 3. Shpjegoni parashikimet tuaja për secilin prej faktorëve që ndikojnë në shpejtësinë e shpërhapjes. Një shembull shpjegimi mund të jetë ky: me rritjen e temperaturës, procesi i shpërhapjes zhvillohet më shpejt, sepse grimcat marrin energji dhe lëvizin më shpejt.Për të kryer një hulumtim rreth procesit të shpërhapjes mund të keni nevojë për disa ide, të cilat do të bazohen në përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme.CUP CP CB8 20116.3A teapot.aiÇfarë doni të gjeni? Cilën madhësi do të ndryshoni?Çfarë mendoni të bëni? Si do t’i regjistroni të dhënat?Si do t’i paraqitni rezultatet tuaja? Sa të aftë do të jeni për të provuar se rezultatet e hulumtimit tuaj janë të besueshme?Cilën nga madhësitë do të mbani të pandryshuar? Çfarë enësh laboratorike do të përdorni? Çfarë masash sigurie duhet të ndërmerrni? Në cilat njohuri do të bazoheni?CUP Checkpoint Fig 9.4D Rafaela, Tian-ning and Brad10/01/25Eleanor Jones

