Page 16 - Demo
P. 16
14 151.4 Lëvizja brauniane1 Gjendjet fizike të materiesPër të shpjeguar se si ndodh procesi i shpërhapjes, ne mund të mbështetemi në teorinë grimcore të ndërtimit të materies. Substancat e gazta dhe të lëngëta përbëhen nga grimca shumë të vogla, të cilat lëvizin vazhdimisht. Grimcat përplasen me njëra-tjetrën dhe ndryshojnë vazhdimisht drejtimin e lëvizjes. Nisur nga kjo, mund të themi se shpërhapja e njëtrajtshme e grimcave shkaktohet nga lëvizja rastësore e tyre.Kjo teori na ndihmon gjithashtu për të shpjeguar pse shpërhapen kokrrizat e polenit.Lëvizja e kokrrizave të polenitTe bimët, organet e riprodhimit janë lulet, në të cilat formohen kokrrizat e polenit. Edhe pse ato janë shumë të vogla, mund të shihen me ndihmën e një mikroskopi. Kokrrizat e polenit janë shumë herë më të mëdha se grimcat e vogla që marrin pjesë në procesin e shpërhapjes. Kokrrizat e polenit nuk lëvizin vetë, por me ndihmën e erës ose të insekteve.Nëse hedhim një pikë ujë në një lamë mikroskopi dhe mbi të hedhim disa kokrriza poleni, do të shohim se ato “notojnë”. Kur lamën e përgatitur e vendosim në mikroskop, vërejmë se kokrrizat lëvizin. Ato kërcejnë në drejtime të papërcaktuara. Të njëjtën gjë do të shohim edhe nëse hedhim një sasi të vogël pluhuri në ujë. Dimë gjithashtu se kokrrizat e polenit dhe grimcat e pluhurit nuk mund të “notojnë” apo të lëvizin vetë. Çfarë i bën këto grimca të lëvizin në ujë?Lëvizja e kokrrizave të polenit dhe e grimcave të pluhurit mund të shpjegohet duke u bazuar në teorinë grimcore të ndërtimit të materies, p.sh.: pika e ujit përbëhet nga miliona grimca të vogla uji. Ato janë aq të vogla, sa nuk mund të shihen me sy të lirë dhe lëvizin vazhdimisht. Gjatë lëvizjes së tyre, grimcat e ujit godasin kokrrizat e polenit dhe bëjnë që këto të fundit të lëvizin.3. Shumë nga grimcat e tjera të ujit përplasen me kokrrizat e polenit.Grimcat e vogla dhe të padukshme të ujit godasin kokrrizat e polenit, duke bërë që ato të lëvizin me kërcime. Lëvizjet e tyre janë rastësore dhe të çrregullta (kaotike).1. Grimcat e padukshme të ujit përplasen me kokrrizat e polenit.2. Kokrrizat e polenit lëvizin sipas këtij drejtimi.4. Kokrrizat e polenit lëvizin në një drejtim tjetër.grimcë poleniKokrriza poleni të para me mikroskop.

