Page 17 - Demo
P. 17


                                    14 15• Po të shohim në mikroskop kokrrizat e polenit në ujë dhe ato të pluhurit në ujë, do të vëmë re se ato lëvizin në mënyrë të çrregullt. Kjo lloj lëvizjeje është quajturlëvizje brauniane.• Lëvizja brauniane shkaktohet si pasojë e përplasjes së grimcave të ujit me kokrrizat e polenit dhe përplasjes së grimcave të ujit me ato të pluhurit.Përmbledhje 1. Përshkruani vëzhgimet që bëri Robert Braun.2. Si e shpjegoi Brauni atë që pa?3. Si e kuptoi ai që shpjegimi i tij ishte i gabuar?4. Duke u bazuar në teorinë e ndërtimit grimcor të materies, jepni shpjegimet tuaja për secilin nga vëzhgimet e mëposhtme.a) Në temperaturë të lartë, kokrrizat e polenit lëvizin me kërcime dhe shumë më shpejt.b) Kokrrizat e polenit lëvizin me kërcime në drejtime të rastësishme.Pyetje dhe detyra 1.4 Lëvizja brauniane1 Gjendjet fizike të materiesRobert Braun (1773-1858)Zbulimi i lëvizjes braunianeBiologu skocez Robert Braun, në vitin 1827 vëzhgoi me anë të një mikroskopi lëvizjen me kërcime të kokrrizave të polenit.Ai ishte shkencëtari i parë që përshkroi këtë lëvizje, e cila u quajt lëvizja brauniane.Robert Brauni ishte i paqartë në atë çfarë kishte parë dhe përpiqej të gjente një shpjegim. Ai mendonte se kokrrizat e polenit mund të lëvizin “duke notuar” në ujë.Për të provuar idenë e tij, Brauni vëzhgoi grimcat e pluhurit në ujë dhe vuri re se lëvizja e tyre ngjasonte me atë të kokrrizave të polenit (këto të fundit janë të gjalla).Ai e dinte se grimcat e pluhurit nuk ishin materie e gjallë dhe nuk mund të krahasoheshin me kokrrizat e polenit. Kështu, Brauni e kuptoi se hipoteza e parë që ai hodhi, ishte e gabuar.Në kohën që jetoi Robert Braun, askush nuk e dinte që substancat janë të përbëra nga grimca të vogla, të cilat lëvizin vazhdimisht, kështu që nuk mund të kishte një shpjegim të saktë për lëvizjen brauniane. Teoria e ndërtimit grimcor të materies u bë e njohur për herë të parë në vitin 1870. Vetëm pas kësaj shkencëtarët mundën të shpjegonin nga se shkaktohej lëvizja brauniane.Nëpërmjet këtij vizatimi, Robert Brauni paraqiti lëvizjen e tri kokrrizave të polenit, të cilat i kishte vëzhguar në mikroskop. 
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21