Page 18 - Demo
P. 18
16 171.5 Trysnia e një gazi1 Gjendjet fizike të materiesGjendja e gaztëGrimcat e një substance në gjendje të gaztë ndodhen larg nga njëra-tjetra. Gjatë gjithë kohës ato lëvizin lirisht dhe në mënyrë të çrregullt.Nëse një substancë e gaztë ndodhet në një enë të mbyllur, grimcat e saj përbërëse përplasen vazhdimisht me faqet e brendshme të enës.Sa herë që grimcat e një substance të gaztë përplasen me faqet e brendshme të enës, ato ushtrojnë forcë mbi to. Numri i këtyre grimcave është shumë i madh dhe secila prej tyre, gjatë përplasjes me faqet e brendshme të enës, ushtron trysni të vogla mbi to. Duke i mbledhur të gjitha këto forca të vogla që grimcat i ushtrojnë mbi faqet e enës përftohet një forcë e madhe, e cila quhet trysni e gazit.Sa më e vogël hapësira, aq më e madhe trysniaÇfarë do të ndodhë nëse grimcat përbërëse të një gazi i ngjeshim në një hapësirë të vogël?Kur një substancë e gaztë ngjishet, pra kalon nga një hapësirë më e madhe në një hapësirë më të vogël, numri i përgjithshëm i grimcave nuk ndryshon, por ato i afrohen më shumë njëra-tjetrës. Ato do të godasin më shpesh faqet e enës dhe si pasojë, trysnia e gazit mbi to do të rritet.E njëjta gjë ndodh edhe kur fryjmë shumë ajër në një top futbolli. Futja e një numri të madh grimcash në të do të sjellë rritjen e numrit të goditjeve të grimcave të ajrit me faqet e brendshme të tij dhe, si rezultat, trysnia brenda topit rritet.Sa më e vogël të jetë ena ku ndodhen grimcat e një substance të gaztë, aq më e lartë është trysnia e ushtruar prej tyre mbi faqet e enës.Sa më e lartë temperatura, aq më e madhe trysniaNëse gazin, që ndodhet në një enë të mbyllur, e ngrohim, grimcat e tij marrin energji dhe për pasojë do të lëvizin më shpejt. Gjatë lëvizjes ato përplasen më shpesh me faqet e enës, duke bërë që trysnia të rritet.Pra, rritja e temperaturës sjell rritjen e trysnisë së gazit.Grimcat e gazit lëvizin në mënyrë rastësore në të gjitha drejtimet. Ato shpërhapen njëlloj në të gjithë vëllimin e enës. Gjithashtu, trysnia që ushtrojnë këto grimca mbi faqet e enës është e njëjtë kudo.Kur një substancë e gaztë ngjishet brenda një hapësire të vogël, grimcat përbërëse të saj përplasen më shpesh me faqet e enës dhe trysnia e gazit mbi to rritet.Ngrohja me duar e poçit të qelqit bën që grimcat e ajrit brenda tij të lëvizin më shpejt dhe të ushtrojnë më shumë trysni mbi faqet e enës. Trysnia bën që ajri të futet në ujë. Kjo provohet nga bulëzat e ajrit që duken në ujë.poç i mbushur me ajër

