Page 19 - Demo
P. 19
16 17Ajri largohet me anë të pompës me vakum.shishe plastikeGoditjet e shpeshta të grimcave të ajrit nga jashtë shkaktojnë deformimin e shishes.1.5 Trysnia e një gazi1. Nga se shkaktohet trysnia e një gazi?2. Nëse gazi ngjishet në një hapësirë më të vogël, çfarë do të ndodhë me trysninë e tij?3. Çfarë mund të ndodhë nëse një tullumbace tejet të fryrë e vendosim në një vend të ngrohtë? Shpjegoni pse.4. Zakonisht, për gatim përdorim bombolën me gaz. Gazi i ngjeshur në një hapësirë të vogël, tregtohet në bombola me faqe metalike shumë të forta.a) Shpjegoni pse faqet e bombolave të gazit duhet të jenë shumë të forta.b) Pse këto bombola janë të rënda?5. Bombolat e gazit magazinohen larg ndërtesave dhe vendbanimeve, për shkak të rrezikut të shpërthimit. Shpjegoni çfarë mund të ndodhë nëse një bombol e mbushur me gaz merr flakë.Pyetje dhe detyra Pyetje dhe detyra • Grimcat e gazeve lëvizin gjatë gjithë kohës.• Kur grimcat e një gazi përplasen me faqet e jashtme apo të brendshme të një ene, ushtrojnë trysni mbi to.• Sa më i madh të jetë numri i grimcave në njësinë e vëllimit dhe sa më e lartë të jetë temperatura, aq më e madhe është trysnia.Përmbledhje 1 Gjendjet fizike të materiesZ+AZ+AZ+ADeformimi i shishes Grimcat e ajrit përplasen vazhdimisht mbi lëkurën tonë, por ne nuk i ndiejmë ato. Si pasojë e lëvizjes dhe e përplasjes, këto grimca ushtrojnë trysni jo vetëm mbi trupin tonë, por mbi çdo gjë që ndodhet në planetin Tokë.Nëse nëpërmjet një pompe vakumi largojmë ajrin nga një shishe plastike, në të do të mbeten më pak grimca ajri. Sa më pak grimca të ketë, aq më të rralla janë përplasjet dhe si rrjedhojë trysnia do të jetë më e ulët.Në këtë rast, përqendrimi i grimcave të ajrit jashtë shishes është më i madh se ai brenda saj. Si pasojë, trysnia që ushtrojnë këto grimca në faqet e jashtme të saj është më e madhe se trysnia që ushtrojnë grimcat në faqet e brendshme të shishes. Kjo do të sjellë deformimin e shishes.

