Page 20 - Demo
P. 20


                                    18 1 Gjendjet fizike të materies 191.1 Figura e mëposhtme tregon një tullumbace të fryrë me ajër.a) Shpjegoni se si grimcat e ajrit ushtrojnë trysni në faqet e brendshme të tullumbaces. b) Nëse tullumbacen e vendosim në një vend të ngrohtë, ajri brenda saj do të ngrohet.Tregoni dy ndikime të rritjes së temperaturës mbi grimcat e ajrit brenda tullumbaces.c) Çfarë do të ndodhë në tullumbace, nëse e vendosim në një vend të ftohtë? 1.2 Acidi klorhidrik i përqendruar tymon në ajër (lëshon avuj klorur hidrogjeni, HCl). E njëjta gjë ndodh edhe me tretësirën ujore të përqendruar të amoniakut (NH3). Kur janë afër njëri-tjetrit, këto gaze bashkëveprojnë duke formuar një substancë të ngurtë, që quhet klorur amoni (NH4Cl). Në të dyja anët e një tubi janë vendosur përkatësisht: majtas, pambuk i lagur me acid klorhidrik të përqendruar dhe djathtas, pambuk i lagur me tretësirë ujore të përqendruar të amoniakut. Vëreni me kujdes në figurën e mëposhtme se çfarë ndodh.CUP CP CB8 20116.6B tube.aipambuk i lagur me tretësirë ujore të përqendruar të HClpambuk i lagur me tretësirë ujore të amoniakut (NH3)zona e takimit të dy gazeve (përftohen kristalet e klorurit të amonit)a) Si quhet procesi, si pasojë e të cilit grimcat e këtyre gazeve lëvizin përgjatë tubit?b) Shpjegoni si ndodh ky proces.c) Masa e grimcave të acidit klorhidrik është më e madhe se masa e grimcave  të amoniakut. Shpjegoni pse kristalet e klorurit të amoniumit formohen më afër pambukut të lagur me acid, sesa atij të lagur me tretësirë ujore të amoniakut. Kreu 1 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24