Page 21 - Demo
P. 21
18 1 Gjendjet fizike të materies 191.3 Për të hulumtuar procesin e shpërhapjes, Emi bëri një eksperiment. Ajo përdori 5 gota kimike me vëllime të ndryshme uji dhe ngjyrues ushqimor. Emi donte të zbulonte se si ndikon vëllimi i ujit të përdorur te koha që i duhet bojës për t’u shpërhapur njëlloj në të. Ajo parashikoi se, sa më i madh të jetë vëllimi i ujit në enë, aq më shumë kohë i duhet ngjyruesit për t’u shpërhapur në mënyrë të njëtrajtshme në të. Kryeni në klasë eksperimentin e mësipërm.a) Cilën madhësi do të ndryshoni? b) Cilën madhësi duhet të matni?c) Tregoni dy madhësi që duhet t’i mbani të pandryshuara.d) Si mund të siguroheni që rezultatet tuaja janë të besueshme? e) Shënoni në një tabelë rezultatet e eksperimentit tuaj.f) Ndërtoni një grafik për të parë nëse rezultatet tuaja do të vërtetojnë atë që parashikoi Emi. Emërtoni boshtet përkatëse.Dendësia e një gazi Vëllime të barabarta gazesh të ndryshme kanë masa të ndryshme, për shembull: 22,4 litra hidrogjen peshojnë 2 gramë, 22,4 litra klor peshojnë 71 gramë, 22,4 litra oksigjen peshojnë 32 gramë, 22,4 litra azot peshojnë 28 gramë etj.Nisur nga kjo, themi se gazet mund të jenë të lehta ose të rënda. Për t’i krahasuar gazet me njëri-tjetrin na ndihmon një madhësi, e cila quhet dendësi. Me dendësi të gazit kuptojmë raportin e masës në gramë të tij me vëllimin që zë kjo masë. Nëse njohim vlerat e dy prej madhësive, mund të njehsojmë të tretën.a) Duke u bazuar në këtë mund të njehsoni dendësitë e oksigjenit dhe dioksidit të azotit kur jepen këto të dhëna: 22,4 litra O2 peshojnë 32 g dhe 22,4 litra NO2 peshojnë 46 g. Përcaktoni cili nga gazet është më i rëndë.b) Njehsoni dendësitë e oksidit të karbonit, amoniakut, dioksidit të karbonit kur jepen këto të dhëna: vCO = 5,6 litra mCO = 7 gramë; vNH3= 11,2 litra mNH3= 8,5 gramë; vCO2= 22,4 litra mCO2= 44 gramë.c) Njehsoni masat në gramë të hidrogjenit, klorit dhe oksigjenit kur jepen këto të dhëna: v H2= 5,6 litra dH2= 0,09 gramë/litër; vCl2= 11,2 litra dCl2= 3,17 gramë/litër; vO2= 22,4 litra dO2= 1,43 gramë/litër.d) Njehsoni vëllimin në litra që zënë gazet oksigjen, klor dhe klorur hidrogjeni. m O2 = 8 g dO2 = 1,43 gramë/litër; mCl2 = 35,5 g dCl2 = 3,17 gramë/litër; mHCl = 18,25 g dHCl = 1,6 gramë/litër. Kreu 1 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse

