Page 22 - Demo
P. 22


                                    2 Përzierjet2.1 Përbërjet kimike dhe përzierjetVeprimtari 2.1APërgatitja e përzierjes tallash hekuri - pluhur squfuriKujdes: Mos i prekni fytyrën dhe sytë, nëse më parë keni prekur tallashin e hekurit! Copëzat e hekurit kanë buzë të mprehta dhe mund të dëmtojnë si lëkurën, ashtu edhe sytë.1. Në një kupshore porcelani hidhni pak tallash hekuri.2. Shtoni në të pak pluhur squfuri.3. Përziejini të dyja substancat me një thupër qelqi. Keni përgatitur në këtë mënyrë përzierjen hekur-squfur. Hekuri dhe squfuri i ruajnë vetitë e tyre. Ata nuk kanë ndryshuar kimikisht dhe mund të provoni të ndani hekurin nga squfuri.4. Përdorni një magnet për të ndarë hekurin nga squfuri. Çfarë do të vini re? Mësuam se materia përbëhet nga grimca. Grimcat e njëjta apo të ndryshme mund të lidhen kimikisht me njëra-tjetrën, duke formuar grimca më të mëdha që quhen molekula. Molekulat e njëjta përfaqësojnë një substancë të thjeshtë (kur grimcat përbërëse të tyre janë të njëjta) ose një substancë të përbërë, d.m.th. një përbërje kimike (kur grimcat përbërëse të tyre janë të ndryshme).Grimcat që përbëjnë molekulat quhen atome. Atomet e njëjta formojnë një element kimik. Më shumë për këto do të mësoni në kapitullin e tretë.Kur hekuri dhe squfuri nxehen së bashku, atomet e tyre lidhen kimikisht me njëri-tjetrin, duke dhënë përbërjen sulfur hekuri.atom squfuri atom hekuriHShPër shembull, hekuri është një element kimik. Ai është metal i rëndë, me ngjyrë gri, përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe i rrymës elektrike, si dhe shfaq veti magnetike. Squfuri është një element tjetër kimik, me ngjyrë të verdhë, nuk e përcjell nxehtësinë dhe rrymën elektrike, si dhe nuk shfaq veti magnetike. Ai është një element jometalik.Nëse e nxehim përzierjen hekur-squfur, këto elemente do të lidhen kimikisht me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë, do të përftohet sulfuri i hekurit. Sulfuri i hekurit nuk shfaq veti magnetike. Ai nuk e përcjell rrymën elektrike dhe as nxehtësinë.20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26