Page 23 - Demo
P. 23


                                    2 Përzierjet 212.1 Përbërjet kimike dhe përzierjetVeprimtari 2.1BPërftimi i përbërjes kimike nga bashkëveprimi i hekurit me squfurin• Përzierjet përbëhen nga dy ose më shumë substanca të thjeshta apo të përbëra, të cilat nuk lidhen kimikisht me njëra-tjetrën.• Vetitë e një përbërjeje kimike janë të ndryshme nga vetitë e elementeve përbërëse të saj. Çdo substancë e thjeshtë apo e përbërë që ndodhet në një përzierje, i ruan gjithmonë vetitë e saj.Përmbledhje 1. Përgatitni në një kupshore përzierjen tallash hekuri - pluhur squfuri.Kujdes! Për të qenë të sigurt, vini syze laboratori dhe mbajeni përzierjen larg ventilatorit apo rrymave të ajrit (d.m.th., mos mbani hapur dyert e dritaret njëkohësisht).2. Hidhni një pjesë nga përzierja hekur - squfur në një provëz dhe ngroheni atë, ashtu siç tregohet në figurën e faqes përbri. Ndërpritni ngrohjen sapo përzierja të fillojë të skuqet. Hekuri dhe squfuri lidhen kimikisht me njëri-tjetrin, duke u përftuar kështu sulfuri i hekurit.3. Vendoseni provëzën me sulfur hekuri në mbajtësen e provëzave, që të ftohet.4. Provoni ta tërhiqni me magnet. Çfarë do të vini re? A1 Përshkruani pamjen:a) e përzierjes tallash hekuri - pluhur squfuri;b) e sulfurit të hekurit.A2 A mund të tërhiqet hekuri nga përbërja sulfur hekuri me anë të magnetit? Argumentoni përgjigjen tuaj.Pyetje dhe detyra Ajri është përzierje substancashNë një përzierje mund të ndodhen substanca të thjeshta apo përbërje kimike, ose të dyja llojet e substancave. Përzierja hekur-squfur përbëhet nga dy substanca të thjeshta, hekuri dhe squfuri. Ajri është një përzierje e N2, O2, CO2, H2O. Azoti dhe oksigjeni janë substanca të thjeshta, ndërsa dioksidi i karbonit dhe uji janë përbërje kimike.Modele molekulash të substancave që ndodhen në ajër.azotdioksid karbonioksigjenujëHShVëreni modelet e molekulave të gazeve përbërëse të ajrit dhe përgjigjuni kërkesave të mëposhtme.1. Shkruani në fletore formulat e katër substancave të gazta, të paraqitura në modelet e dhëna.2. Cilat nga substancat e gazta janë substanca të thjeshta? Shpjegoni pse.3. Cilat prej tyre janë përbërje kimike? Shpjegoni pse.4. Shpjegoni pse ajri është një përzierje substancash dhe jo një përbërje kimike.Pyetje dhe detyra Përzierje Përbërje kimikeTallash hekuri + pluhur squfuriAtomet e hekurit ndahen nga atomet e squfurit me anë të një magneti, pra ato nuk janë të lidhura kimikisht.Sulfur hekuriAtomet e hekurit janë lidhur kimikisht me atomet e squfurit dhe nuk tërhiqen nga magneti.
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27