Page 24 - Demo
P. 24
2.2 Të mësojmë më shumë për përzierjet2. Shpjegoni kuptimin e termit “lidhje metalike”.3. Përmendni dy lloje lidhjesh metalike.4. Si mund të përftohet bronzi? Merrni informacion më të zgjeruar në internet.5. Hulumtoni në internet pse sendet dhe objektet prej bronzi kanë përdorim më të gjerë, sesa ato prej bakri apo prej kallaji.1. Figura djathtas tregon disa grimca përbërëse të ajrit. Grimcat me ngjyrë portokalli paraqesin atomet e oksigjenit, ato me ngjyrë blu paraqesin atomet e azotit, ato me ngjyrë të bardhë paraqesin atomet e hidrogjenit, ndërsa grimcat me ngjyrë të zezë paraqesin atomet e karbonit.a) Cili është elementi që ndodhet më me shumicë në ajër?b) Sa lloje molekulash janë paraqitur në figurë? A mund t’i emërtoni ato?Pyetje dhe detyra Pyetje dhe detyra 2 PërzierjetNga ana shkencore, mbiemri “e pastër” tregon se lënda nuk përmban asgjë tjetër përveç një substance të vetme. Uji, kimikisht i pastër, nuk përmban asnjë substancë tjetër të tretur në të.Një përzierje nuk është njëlloj si një substancë e pastër.Ajo përbëhet nga grimca të substancave të ndryshme, të përziera me njëra-tjetrën. Një përzierje mund të përmbajë substanca të thjeshta ose përbërje kimike apo edhe të dyja llojet së bashku, por ato nuk lidhen kimikisht me njëra-tjetrën. Përzierjet mund të jenë të ngurta, të lëngëta dhe të gazta.Ajri është një përzierje e disa substancave, të cilat janë të thjeshta dhe të përbëra.Z+ALidhjet metalike Lidhjet metalike janë përzierje metalesh që nuk lidhen kimikisht me njëri-tjetrin. Ato përgatiten duke shkrirë dhe ftohur së bashku metale të ndryshme. Në këto raste, atomet e metaleve të ndryshme përzihen me njëri-tjetrin, por nuk formohet asnjë përbërje kimike.Bronzi është një lidhje metalike e përftuar nga shkrirja dhe ftohja e njëkohshme e përzierjes bakër-kallaj. Bronzi është më i fortë se bakri dhe kallaji. Çeliku është lidhje metalike e hekurit me një element tjetër, i cili nuk është metal. Ai është një përzierje e hekurit me karbonin. Shpesh, për të përmirësuar vetitë e çelikut, në përzierje shtohet krom dhe nikel. Ky lloj çeliku nuk ndryshket dhe përdoret për sende shtëpiake si pirunë, thikë, lugë etj.Shumë kohë më parë njerëzit mësuan të shkrinin së bashku bakrin me kallajin për të përgatitur bronzin. Kjo helmetë bronzi është përgatitur para më shumë se 4000 vjetësh.22

