Page 25 - Demo
P. 25
232.2 Të mësojmë më shumë për përzierjetVeprimtari 2.2Hulumtim: A është ajo një përzierje?• Lidhjet metalike janë përzierje metalesh, që nuk lidhen kimikisht me njëri-tjetrin.• Uji natyral dhe uji i detit janë përzierje substancash.Përmbledhje Në laborator, mësuesi/ja do t’ju japë një gotë kimike që përmban ujë çezme. Ju duhet të zbuloni nëse në të, përveç ujit, ndodhet edhe ndonjë substancë tjetër. 1. Hidhni në kupshoren e porcelanit 10 ml nga uji i çezmës. Vendoseni atë si në figurë dhe me anë të një llambe të ndezur, nxeheni ngadalë në pjesën e poshtme. Kujdes: Vini syzet për t’u mbrojtur nga avujt!2. Vazhdoni ta nxehni kupshoren e porcelanit ngadalë dhe të tregoni kujdes, sepse mund të fillojnë të dalin flluska në sipërfaqe.6. Vëreni me kujdes etiketën e një shisheje me ujë natyral në të djathtë. Renditni tre përbërësit që gjenden më shumë në të.Pyetje dhe detyra A1 Shpjegoni procesin e avullimit të ujit, duke u bazuar në teorinë e ndërtimit grimcor të materies.A2 Çfarë mbeti në kupshore pas avullimit të plotë të ujit?A3 Nga e ka origjinën substanca që mbeti në kupshore, pas avullimit të ujit?A4 Si ishte uji i çezmës, i pastër apo i përzier me substanca të tjera? Argumentoni përgjigjen tuaj.A5 Pse duhet të vini syze gjatë eksperimenteve në laborator?Pyetje dhe detyra 2 PërzierjetHShNë këtë etiketë janë renditur përbërësit e ujit natyral.Uji natyral (mineral) është një përzierje substancashPo të shikoni me vëmendje etiketën e një shisheje me ujë natyral, do të vëreni një numër të madh kripërash minerale të renditura në të. Uji natyral është një përzierje e ujit me kripëra minerale. Këto të fundit janë të tretura në ujë dhe nuk dallohen me sy të lirë. Në këtë rast, themi se uji natyral është një tretësirë. Një litër ujë përmban afërsisht 0,5 g kripëra të tretura në të. Për tretësirat do të mësoni më shumë në mësimet e ardhshme.Përbërja e ujit natyral mg/lKALCIUM......................... 55MAGNEZ ......................... 19KALIUM ............................. 1NATRIUM......................... 24JONE KARBONAT ......... 248JONE KLORUR ............... 37JONE SULFAT ................. 13JONE NITRAT............... 10,1HEKUR .............................. 0ALUMIN............................. 0RADIKALE TË LIRA ....... 280pH................................... 7,4Shënim: Jonet janë grimca me ngarkesë pozitive ose negative.3. Pasi të ketë avulluar një pjesë e madhe e ujit, largoni llambën dhe fikeni. Lëreni të ftohet kupshoren që përmban pjesën e mbetur nga avullimi jo i plotë i ujit. Kujdes: Mos e prekni me dorë, duhet të përdorni mashën kapëse!4. Për pjesën e mbetur, në kupshore, mund të nevojitet një ose dy ditë që uji të avullojë plotësisht. Kjo do të varet nga temperatura e mjedisit.

