Page 26 - Demo
P. 26


                                    2.3 Ndarja e substancave të një përzierjeje1. A keni ndonjë ide se si mund të ndajmë orizin nga bizelet?Pyetje dhe detyra 2 PërzierjetSi mund të përgatisim një përzierje?Nëse hedhim dy-tri pika bojë shkrimi ose ngjyruesi ushqimor në një gotë kimike me ujë, themi se kemi përgatitur një përzierje. Edhe kur përziejmë bizele të thata me pak oriz, sërish mund të themi se kemi përgatitur një përzierje.Nëse përziejmë tallash hekuri me pluhur squfuri, mund të dallojmë hekurin me ngjyrë gri dhe squfurin me ngjyrë të verdhë. Po kështu, nëse pluhurin e karbonit e përziejmë me kripën e gjellës, mund të dallojmë karbonin me ngjyrë të zezë dhe kokrrizat e kripës me ngjyrë të bardhë. përzierje e përbërë nga bizele dhe oriz Z+ASi mund t’i ndajmë përbërësit e një përzierjeje nga njëri-tjetri?Substancat e ndryshme të një përzierjeje, duke qenë se nuk veprojnë kimikisht midis tyre për të dhënë një substancë të re, mund të ndahen lehtësisht nga njëra-tjetra. Ato i ruajnë vetitë e tyre. Në Veprimtarinë 4.1 A, për të ndarë hekurin nga squfuri u përdor një magnet, me anën e të cilit u tërhoq hekuri. Squfuri nuk tërhiqet nga magneti, sepse nuk është substancë magnetike. Kjo quhet metoda e ndarjes me magnet.Kristalizimi Kristalizimi është procesi i ndarjes së kristaleve të substancës së tretur nga tretësira ujore e saj.Ena në figurën përbri përmban sulfat bakri të tretur në ujë. Nëse enën e lëmë në një dhomë të ngrohtë, uji do të avullojë dhe në të do të mbeten kristalhidratet e sulfatit të bakrit. Pas avullimit të ujit, në enë mbeten kristalhidratet e sulfatit të bakrit.Ndarja e ujit nga përzierja ngjyrues ushqimor-ujë.nxehtësi përzierje e ujit dhe e ngjyruesit ushqimorAvujt e ujit kondensohen. 100°CHyn ujë i ftohtë. ujë i pastër (lëng)kondensator Uji del i ngrohtë.Ndarja e ujit nga përzierja homogjene me anë të distilimit të thjeshtëPërbërësit e përzierjes homogjene ngjyrues ushqimor-ujë, mund të ndahen nga njëri-tjetri me anë të procesit të distilimit të thjeshtë. Aparati i distilimit përmban një pjesë që quhet kondensator (ftohës). Përzierja ngjyrues ushqimor - ujë nxehet derisa të vlojë. Uji fillon të shndërrohet në avull, i cili kalon në tubin e brendshëm të kondensatorit. Jashtë tubit të brendshëm të kondensatorit qarkullon ujë i ftohtë, i cili ftoh avujt e ujit që zbresin nëpërmjet tubit të brendshëm. 24
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30