Page 28 - Demo
P. 28


                                    2.4 Kromatografia2 PërzierjetÇfarë është kromatografia?Në pamje të parë, boja e zezë e shkrimit duket sikur është thjesht një ngjyrë. Në fakt ajo është një përzierje ngjyrash të ndryshme, që mund të ndahen nga njëra-tjetra duke përdorur një teknikë të veçantë, e cila quhet kromatografi. Një nga mënyrat e zhvillimit të kësaj teknike është dhe kromatografia në letër. Për të realizuar këtë përdoret letër speciale, e cila quhet letër kromatografike. Përveç kësaj mund të përdoret edhe letër filtruese ose letër thithëse.Në figurë tregohet se si janë ndarë përbërësit e bojës së shkrimit. Kjo tregohet nga ngjyrat e përftuara në letrën thithëse. Rezultati i përftuar në letrën thithëse quhet kromatogramë.Duke qenë se boja e shkrimit tretet në ujë, ngjyrat e kësaj përzierjeje ndahen nga njëra-tjetra. Gjatë përthithjes, uji merr me vete pjesëzat e bojës. Llojet e ndryshme të pjesëzave të bojës, sipas aftësisë për t’u tretur, përshkojnë lartësi të ndryshme në letrën thithëse. Ato grimca që treten më mirë, ngjiten më lart.Disa bojëra shkrimi nuk treten në ujë, për shembull boja e stilolapsave. Në këtë rast, për të ndarë ngjyrat nga njëra-tjetra duhet të përdorim një substancë të lëngët që i tret këto bojëra, për shembull alkooli.Kromatografia përdoret:• për të studiuar ngjyruesit që përdoren në industrinë ushqimore (disa ngjyrues ushqimorë përmbajnë vetëm një Kjo kromatogramë tregon ngjyrat përbërëse të bojës së një stilolapsi.Kjo kromatogramë i përket një ngjyruesi ushqimor.blu kafe e verdhësubstancë, ndërsa disa të tjerë përmbajnë një përzierje substancash ngjyruese);• në kriminalistikë, për zbulimin e gjurmëve të lëndëve eksplozive, gjurmëve të personave që kanë kryer krime, ose për zbulimin e gjurmëve të lëndëve narkotike të paligjshme etj.26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32