Page 29 - Demo
P. 29


                                    272.4 KromatografiaVeprimtari 2.4Ndarja nga njëra-tjetra e substancave përbërëse të bojës së shkrimit • Substancat përbërëse të ngjyruesve ushqimorë ose ato të bojërave të shkrimit, mund të ndahen nga njëra-tjetra me anë të kromatografisë.• Përdorimet e teknikës së kromatografisë janë të shumta.Përmbledhje 1. Merrni një shirit letër thithëseje.2. Vizatoni me laps një vizë rreth 1 cm nga fundi i letrës.3. Hidhni një pikë bojë shkrimi në mesin e vizës. Njolla e bojës duhet të jetë sa më e vogël. Lëreni të thahet dhe më pas shtoni mbi të edhe dy-tri pika të tjera boje.4. Hidhni pak ujë në një gotë kimike, derisa niveli i tij të shkojë rreth 2 cm, nga fundi i gotës.5. Vendoseni letrën e përgatitur në një thupër qelqi (shikoni në figurë), në mënyrë të tillë që skaji i poshtëm i njollës së bojës të prekë sipërfaqen e ujit.6. Vrojtoni çfarë do të ndodhë me njollën e bojës, ndërkohë që uji përthithet nga letra thithëse dhe ngjitet në të.7. Largoni me kujdes shiritin e letrës, përpara se uji të përthithet deri në skajin e sipërm të saj.8. Lëreni letrën të thahet dhe pastaj vendoseni mes faqeve të librit.Eksperimentin mund ta realizoni duke përdorur të gjitha llojet e bojërave. Bojërat e ndryshme të shkrimit dhe ngjyruesit ushqimorë, sidomos ata të ëmbëlsirave dhe të shurupit të frutave, janë mjaft të përshtatshëm për eksperimente të tilla.2 Përzierjet1. Duke parë në figurën përkatëse, përcaktoni ngjyruesin që përbëhet vetëm nga një substancë.2. Cili prej këtyre ngjyruesve përmban tri ngjyra?Pyetje dhe detyra HShA1 Pse mbi letrën thithëse hiqet një vizë me laps? A2 Pse njolla e bojës duhet të mos jetë nën nivelin e ujit? A3 Pse është e rëndësishme të hiqet shiriti i letrës thithëse, përpara se niveli i ujit të arrijë skajin e sipërm të saj?A4 Shkruani në fletore rezultatet e eksperimentit. Pyetje dhe detyra 
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33