Page 30 - Demo
P. 30


                                    2.5 Tretësirat2 PërzierjetKur përzihet pak sheqer ose pak kripë me ujë, në pamje të parë duket sikur ato “zhduken”. Ky proces quhet tretje. Në këtë rast formohet një përzierje homogjene që quhet tretësirë, e cila është pa ngjyrë. Substanca që tretet (pra sheqeri ose kripa) quhet substancë e tretur, ndërsa uji, i cili ka aftësi të tretë sheqerin apo kripën, quhet tretës.Çdo tretësirë është një përzierje homogjene (shpërhapje e njëjtë), për shembull, tretësira ujore e sheqerit është një përzierje homogjene e sheqerit në ujë. Edhe pse sheqeri duket sikur “zhduket”, ai është aty. Molekulat e tij janë shpërndarë midis molekulave të ujit. Figurat e mëposhtme tregojnë se ç’ndodh me molekulat e sheqerit kur ato treten.Sheqeri është substanca e tretur. Uji është tretësi. Përzierja homogjene e sheqerit me ujin quhet tretësirë.Nëse tretim në ujë një substancë me ngjyrë, për shembull sulfatin e bakrit, tretësira e përftuar do të jetë me ngjyrë. Të gjitha tretësirat janë të tejdukshme. Lëngjet si qumështi, kakaoja, kapuçinoja etj., nuk janë tretësira, sepse nuk janë të tejdukshme.Qumështi nuk është tretësirë, sepse nuk është i tejdukshëm.Nga tretja në ujë e sulfatit të bakrit përftohet një tretësirë e tejdukshme.Kristali i sheqerit përbëhet ngamolekula që qëndrojnë njëra pranë tjetrës.Molekulat e ujit i ndajnë të gjitha molekulat e sheqerit. Duke qenë se molekulat e sheqerit janë aq të vogla, sa nuk mund të shihen me sy të lirë, tretësira është e tejdukshme.Molekulat e ujit futen midis grupeve të molekulave të sheqerit dhe i ndajnë ato nga njëra-tjetra.28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34