Page 31 - Demo
P. 31
292.5 TretësiratVeprimtari 2.5Hulumtim: Tretja e një substance në ujë• Tretësira është një përzierje homogjene e substancës së tretur me tretësin.• Substanca e tretur nuk “zhduket” kur përftohet tretësira. Ajo ndodhet e tretur në të. Grimcat e substancës së tretur janë shumë të vogla, ndaj nuk shihen me sy të lirë. Ato ndodhen të shpërndara midis grimcave të tretësit. Në një tretësirë mund të veçojmë substancën e tretur nga tretësi. • Gjatë përgatitjes së një tretësire, masa e substancave që përzihen është e barabartë me masën e tretësirës.Përmbledhje 1. Mbi pjatën e një peshoreje vendosni një xham sahati (ose një copë letër), peshojeni dhe shënoni masën e tij. Shtoni në të pak kripë gjelle, peshojeni së bashku me xhamin e sahatit dhe shënoni në fletore masën e përgjithshme. Nga kjo masë zbritni masën e xhamit të sahatit dhe numri që del i përket masës së kripës.2. Hiqeni xhamin e sahatit me kripën nga peshorja dhe mbi pjatën e peshores peshoni një gotë kimike, në fillim bosh dhe më pas me ujë. Shënoni në fletore masën e gotës dhe masën e ujit (uji është tretësi). 3. Kripën e peshuar hidheni në ujë. Njehsoni masën e tretësirës duke mbledhur masën e kripës me masën e ujit. Sa është ajo? Shënoni rezultatet në fletore.Masa e tretësirës është e barabartë me shumën e masës së substancës së tretur me masën e tretësit. Kjo është e vërtetë për çdo tretësirë.masa e substancës së tretur (m1) + masa e tretësit (mt) = masa e tretësirës (m)Në barazimin e mësipërm vërehet se asgjë nuk humbet në masë. Në të gjitha rastet masa ruhet. 1 Përcaktoni tretësin dhe substancën e tretur në përzierjen homogjene sheqer-ujë.2. Njehsoni masën e tretësirës së përftuar nga tretja e 9 g kripë gjelle, në 50 g ujë. Shpjegoni si vepruat për të gjetur masën e tretësirës.3. Në një gotë kimike me ujë hidhet pak pluhur shkumësi me ngjyrë të gjelbër. Pas përzierjes, uji duket i turbullt dhe në të mund të dallohen grimca shkumësi. A mund të themi se është përftuar një tretësirë? Argumentoni përgjigjen tuaj.Pyetje dhe detyra A1 Sa ishte masa e kripës së përdorur?A2 Sa ishte masa e gotës me ujë? Po masa e gotës pa ujë?A3 Si e njehsuat masën e ujit? A4 Sa ishte masa e gotës me gjithë tretësirën? Po masa e tretësirës?Duke u bazuar te pyetjet e mësipërme, tregoni dy mënyra për të njehsuar masën e tretësirës.Pyetje dhe detyra 2 PërzierjetHShHSh

