Page 32 - Demo
P. 32


                                    2.6 Tretshmëria e substancave në ujëVeprimtari 2.6Hulumtim rreth tretshmërisë së substancave në ujëGjatë eksperimentit të mëposhtëm do të hulumtoni rreth aftësisë që kanë substancat e ndryshme për t’u tretur në ujë, në një temperaturë të caktuar. Për të realizuar eksperimentin duhet të përdorni ujë në temperaturën e dhomës, si dhe katër lloje substancash të tretshme. Ndiqni këta hapa:1. Merrni katër provëza dhe në secilën prej tyre hidhni të njëjtën masë uji. 2. Numëroni lugët e substancës së tretur që do të shtoni në provëzën e parë, derisa ajo të mos tretë më.3. Në të njëjtën mënyrë veproni edhe me gotat e tjera me ujë.4. Ndërtoni një tabelë ku të shënoni rezultatet e eksperimentit tuaj.A1 Cila nga substancat që përdorët e kishte tretshmërinë më të madhe?A2 Cila prej substancave e kishte tretshmërinë më të vogël?A3 Gjatë eksperimentit, për të matur sasinë e substancës së tretshme u përdor një lugë. Çfarë mjetesh të tjera mund të përdorim për të matur sasinë e substancës së tretshme? A mund të përdorim një peshore për të pasur rezultate më të sakta? Shpjegoni pse.Pyetje dhe detyra 2 PërzierjetTretësira, tretësi dhe substancat e treturaNjë tretësirë përftohet kur një substancë tretet në një tretës. Ajo quhet e përqendruar, nëse përmban shumë grimca të substancës së tretur, në një masë të dhënë tretësi. Tretësira quhet e holluar,nëse në të njëjtën masë të dhënë të tretësit përmban më pak grimca të substancës së tretur.Tretësira që ka aftësi të tretë edhe më sasi të substancës së tretur, quhet tretësirë e pangopur, ndërsa tretësira që nuk ka aftësi të tretë më sasi të substancës së tretur, quhet tretësirë e ngopur.Kur një substancë e ngurtë tretet në ujë, themi se ajo është e tretshme. Kloruri i natriumit dhe sheqeri janë të tretshëm në ujë.Kur një substancë e ngurtë nuk tretet në ujë, themi se ajo është e patretshme. Tallashi i hekurit është i patretshëm. Në të njëjtën masë të tretësit, disa substanca janë më të tretshme se disa të tjera. Për shembull: në 100 cm3 ujë tretet më mirë kloruri i natriumit, sesa kloruri i plumbit. Kjo tregon se tretshmëria e klorurit të natriumit është më e madhe se ajo e klorurit të plumbit.Në tretësirën e përqendruar të sheqerit ka shumë molekula sheqeri.molekulë sheqerimolekulë ujiNë tretësirën e holluar të sheqerit ka më pak grimca sheqeri.HSh30
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36