Page 33 - Demo
P. 33


                                    312.6 Tretshmëria e substancave në ujë• Me tretshmëri kuptojmë aftësinë që ka një substancë për t’u tretur në një masë të dhënë tretësi, në një temperaturë të caktuar.• Tretësira që nuk ka aftësi të tretë edhe më sasi të substancës së tretur, quhet tretësirë e ngopur.• Temperatura ndikon në tretshmërinë e substancave.Përmbledhje 4. Sa gramë sheqer mund të treten në 250 g ujë, në temperaturën 20°C?5. Po në 250 g ujë në temperaturën 80°C, sa gramë sheqer mund të treten?1. Çfarë kuptoni me termin tretshmëri?2. Duke u bazuar në tabelën e mësipërme, njehsoni masën e kloratit të kaliumit që mund të tretet në 200 g ujë, në temperaturën 20°C. 3. Me të dhënat e tabelës së mësipërme ndërtoni një grafik, që tregon tretshmërinë e substancave të ndryshme në ujë, në temperaturën 20°C.Pyetje dhe detyra Pyetje dhe detyra 2 PërzierjetHShNdikimi i temperaturës në tretshmërinë e substancave në ujëNë përgjithësi, substancat treten më shumë dhe më shpejt në ujë të ngrohtë, sesa në ujë të ftohtë. Kjo tregon se tretshmëria e substancave rritet me rritjen e temperaturës së tretësirës.Për shembull, në 100 g ujë, në temperaturën 20°C mund të treten 204 g sheqer, por nëse ujin e nxehim deri në temperaturën 80°C, në të mund të treten 362 g sheqer.Ndonjëherë tretshmëria e disa substancave në ujë ulet me rritjen e temperaturës së tretësirës. Për shembull: në fillim, tretshmëria e kripës së gjellës në ujë rritet me rritjen e temperaturës. Më pas, kur temperatura rritet shumë, tretshmëria e saj ulet, sepse uji avullon. Edhe tretshmëria e substancave në gjendje të gaztë ulet me rritjen e temperaturës.Uji është tretës universal, por jo i vetmi. Disa substanca të patretshme në ujë mund të treten në tretës të tjerë, për shembull, bojërat e shkrimit me ngjyra të ndryshme janë të tretshme në alkool, por jo në ujë.Tretshmëria nuk është e njëjtë për të gjitha substancat e ngurtaMe tretshmëri kuptojmë aftësinë që ka një substancë për t’u tretur në një tretës të dhënë, në një temperaturë të caktuar. Në kuptimin sasior, ajo shpreh masën në gramë të substancës së tretur në 100 gramë tretës, në një temperaturë të caktuar. Në tabelë jepet tretshmëria e disa substancave të ngurta.Substanca e tretur Tretshmëria (masa në g e substancës së tretur në 100 g ujë, në 20°C)Përqendrimi i një tretësireklorur natriumi 36 Njehsohet: C% = __ • 100 m1m m1- masa e substancës së tretur m - masa e tretësirëssulfat bakri 32klorur kalciumi 74klorat kaliumi 7klorur plumbi 1
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37