Page 34 - Demo
P. 34


                                    2.7 Hulumtim: Ndikimi i madhësive në tretshmërinë e substancave1. Cilat madhësi parashikuan nxënësit?2. Përveç temperaturës, a do të ndikonte në rezultatet e eksperimentit ndryshimi i vëllimit të ujit? A mendoni se edhe vëllimi i ujit është një tjetër madhësi? Argumentoni përgjigjen tuaj.Pyetje dhe detyra 2 PërzierjetHShHShTretja e kripës së gjellës në ujëDisa nxënës po diskutojnë se si ndikon temperatura në tretshmërinë e kripës së gjellës në ujë. Fillimisht, ata duhet të parashikojnë faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë në rezultatet e eksperimentit. Këta faktorë quhenmadhësi ose ndryshore. Kripa tretet më shpejt në ujë të ngrohtë apo në ujë të ftohtë?Në këtë eksperiment, mendoj se duhet të ndryshojmë vetëm temperaturën e ujit.A do të rritet vëllimi i ujit në gotat kimike?Për të vërtetuar këtë, duhet të numërojmë lugët e mbushura me kripë që do të shtojmë në ujë të ftohtë dhe në ujë të ngrohtë, pa ndryshuar vëllimin e ujit.Realizimi i hulumtimitNxënësit mendojnë që gjatë eksperimentit duhet të numërojnë lugët e mbushura me kripë, e cila do të tretet në 50 ml ujë. Ata duhet ta përsëritin eksperimentin për temperatura të ndryshme të ujit, nga 20°C deri në 80°C.Madhësia që ata mendojnë të ndryshojnë është temperatura e ujit.Vëllimi i ujit është një tjetër madhësi që nxënësit duhet ta mbajnë të njëjtë, pra të pandryshuar. Kjo madhësi nuk ndikon në rezultatet e eksperimentit. Shënim: Madhësia që ndryshohet quhet madhësi e pavarur. Madhësia që matet, pra që përftohet si rezultat, quhet madhësi e varur. Madhësia që mbahet e njëjtë, pra që nuk ndryshon, quhet madhësi e kontrolluar. Në eksperimentin që nxënësit mendojnë të realizojnë, madhësia e pavarur është temperatura e ujit, madhësia e varur është numri i lugëve me kripë dhe madhësitë që duhet të mbahen nën kontroll janë masa e ujit dhe madhësia e lugës.Ndërtimi i grafikut të rezultatevePër të ndërtuar grafikun e rezultateve duhet të keni parasysh që vlerat e madhësisë së pavarur të shënohen gjithmonë në boshtin horizontal, kurse vlerat e madhësisë së varur të shënohen në boshtin vertikal.Gjatë eksperimentit, vëllimi i ujit mbahet i pandryshuar.Temperatura e ujit ndryshon.lugë kimikeNumërohen lugët e mbushura me kripë që shtohen në ujë.102004050301020040503010200405030102004050301020040503010200405030102004050301020040503010200405030CUP Checkpoint Fig 9.4D Rafaela, Tian-ning and Brad10/01/25Eleanor Jones32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38