Page 35 - Demo
P. 35
332.7 Hulumtim: Ndikimi i madhësive në tretshmërinë e substancaveVeprimtari 2.7BRealizimi i hulumtimitVeprimtari 2.7APlanifikimi i një eksperimenti• Madhësi e pavarur është ajo që ndryshon.• Madhësi e varur është ajo që duam të matim. Ajo ndryshon si rezultat i ndryshimit të madhësisë së pavarur. • Madhësi nën kontroll është ajo që mbahet e njëjtë, pra që nuk ndryshohet dhe që provon se eksperimenti është kryer saktë.Përmbledhje 1. Kryeni eksperimentin. (Përdorni 5 gota kimike, secila me 50 cm3 ujë.Intervali midis dy vlerave të temperaturave të jetë sipas planifikimit tuaj.)2. Shënoni rezultatet në tabelën që keni ndërtuar në fletore.3. Ndërtoni një grafik, ku të shënoni vlerat e temperaturës në boshtin horizontal dhe ato të masës së sheqerit të tretur në boshtin vertikal.4. Shpjegoni rezultatet e eksperimentit tuaj.Për të hulumtuar se si ndikon temperatura e ujit në tretjen e një mase të caktuar sheqeri në të, duhet më parë të planifikoni hapat që duhet të ndiqni për kryerjen e hulumtimit. Diskutoni me njëri-tjetrin rreth tyre dhe përcaktoni madhësitë që duhet të keni parasysh në këtë hulumtim. Diskutoni edhe me mësuesin/en çfarë keni planifikuar për hulumtimin tuaj, para se të vendosni për ta zbatuar atë.Gjatë planifikimit të këtij eksperimenti duhet të keni parasysh:• temperaturën e ujit (Si mendoni ta ndryshoni temperaturën e ujit dhe si do ta mbani atë njëlloj ndërkohë që shtoni sheqerin?);• vargun e temperaturave që do të përdorni (Cila është temperatura më e ulët dhe ajo më e lartë e ujit ku mendoni të kryeni tretjen e sheqerit?);• intervalin midis dy temperaturave që do të përdorni (Do të përdorni një ndryshim temperature prej 10°C, apo prej 5°C?);• masat që duhet të merrni për të qenë sa më të sigurt gjatë eksperimentit;• ndërtimin e një tabele për të hedhur rezultatet e punës suaj.3 Cila është madhësia e pavarur në eksperimentin e mësipërm?4. Cila është madhësia e kontrolluar në këtë eksperiment? Sa madhësi duhet të mbajnë nxënësit/et nën kontroll? 5. Po madhësia e varur, cila është?6. Çfarë duhet të shënohet në boshtin vertikal të grafikut të rezultateve të këtij eksperimenti?Pyetje dhe detyra 2 PërzierjetHShHShHShHShHShHSh

