Page 36 - Demo
P. 36
2 Përzierjet2.1 Në figurat e mëposhtme janë paraqitur modele të ndryshme të vendosjes së grimcave. Tregoni se cila nga germat e këtyre figurave paraqet:• molekulat e një përbërjeje _____;• molekulat e një substance të thjeshtë _____;• grimcat e një përzierjeje _____;• atomet e një elementi _____.2.2 a) Kopjoni në fletore fjalitë e mëposhtme duke plotësuar secilën prej tyre me një ose dy nga termat e dhënë. treten tretet avullon filtron e patretshmepërzierje e ngopur i ngurtë substancë e treturtretësirë tretës temperaturë vëllim Dy ose më shumë substanca që nuk lidhen kimikisht me njëra-tjetrën, formojnë një _________. Me substancë të tretur kuptojmë një substancë të ngurtë që ___________ në një tretës. Tretësi dhe substanca e tretur përbëjnë një ___________. Substanca e ngurtë që nuk tretet në një tretës të dhënë, quhet substancë e ___________. Nëse një tretësirë lihet për disa ditë në enë të hapur, uji i saj ___________ dhe në enë mbetet ___________. Nëse një substancë e ngurtë shtohet pak nga pak në një tretësirë të dhënë, derisa tretësi të mos e tretë më atë, tretësira e përftuar quhet e ___________. Tretshmëria e një substance të ngurtë tregon masën në gramë apo në vëllim të substancës së ngurtë që mund të ___________ në 100 g tretës apo 100 ml të tij, në një temperaturë të caktuar. Për të matur tretshmërinë e një substance duhet të përdorim të njëjtën masë në gramë apo në vëllim dhe të njëjtin lloj ___________ në një temperaturë të ___________.b) Njehsoni masën në gramë të një tretësire me përqendrim 10%, si dhe masën e ujit, kur dihet që masa e substancës së tretur është 10 gramë. A B C D Kreu 2 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse34

