Page 37 - Demo
P. 37


                                    2 Përzierjet 352.3 Në tabelën e mëposhtme jepen ngjyrat e katër substancave dhe aftësia e tyre për t’u tretur në ujë. Emri Ngjyra Tretshmëriaklorur natriumi e bardhë i tretshëmkarbonat zinku e bardhë i patretshëmsulfat hekuri e gjelbër i tretshëmkarbonat bakri e gjelbër i patretshëm Përbërjet e mësipërme u hodhën në gota kimike të veçanta me ujë. Secila gotë përmbante të njëjtën masë në vëllim ujë, të mjaftueshme për të tretur plotësisht substancën e tretshme. Përmbajtja e secilës gotë kimike u filtrua.a) Gjatë eksperimentit u vu re se në njërën prej letrave filtruese mbeti një substance e ngurtë dhe me ngjyrë të bardhë. Si quhet kjo përbërje?b) Çfarë ngjyre mund të ketë filtrati i kësaj gote kimike?c) Përshkruani se si mund të përftohen kristale të pastra të sulfatit të hekurit,  nga një përzierje e karbonatit të bakrit dhe sulfatit të hekurit.2.4 Elma dhe Albi hulumtuan rreth masës në gramë të sulfatit të bakrit që mund të tretet në të njëjtin vëllim uji, për temperatura të ndryshme. Ata shtuan sulfat bakri në ujë derisa vunë re që ai nuk tretej më dhe me kujdes matën masën në gramë të sulfatit të bakrit që shtuan.  Shënim: Për të gjetur masën e sulfatit të bakrit të tretur, Elma dhe Albi peshuan enën me ujë dhe më pas e peshuan pas shtimit të çdo sasie sulfat bakri, derisa vunë re që sulfati i bakrit nuk tretej më.  Në tabelën e mëposhtme paraqiten rezultatet e tyre.Temperatura e ujit/ °C 20 30 40 50 60 70 80Masa në gramë e sulfatit të bakrit të tretur22 24 28 32 30 46 58a) Cili është vargu i vlerave të temperaturave që përdorën Elma dhe Albi?b) Çfarë intervali temperature përdorën ata?c) Cilën madhësi mbajtën të pandryshuar?d) Cila është madhësia e pavarur? Po madhësia e varur?e) Ndërtoni një grafik bazuar në rezultatet e tyre. Në boshtin horizontal vendosni  vlerat e madhësisë së pavarur, ndërsa në boshtin vertikal ato të madhësisë së varur. f) Në çfarë përfundimi arritën nxënësit nga rezultatet e hulumtimit?  Kreu 2 Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41