Page 38 - Demo
P. 38
3 Elementet dhe përbërjet kimike3.1 Atomet1. Çfarë kuptoni me termin atom?2. Duke ditur që në natyrë ndodhen 94 lloje atomesh, sa elemente të tjera janë përftuar në laborator?Pyetje dhe detyra Çfarë kuptojmë me termin atom?Mbi 2000 vjet më parë Demokriti (filozof grek) dha hipotezën e tij “gjithçka përbëhet nga grimca shumë të vogla”. Ai tregoi se, nëse një substancë do ta ndanim në pjesëza më të vogla, gjithnjë e më të vogla, në fund do të mbetej një grimcë e vogël, të cilën nuk do të mund ta ndanim më. Këtë grimcë ai e quajtiatom (në greqishte fjala atomos do të thotë i pandashëm). Sipas tij, atomet ishin grimca të padukshme, shumë të vogla dhe të pandashme. Tashmë e dimë që atomet ekzistojnë dhe janë të ndashme me metoda fizike. Në ditët e sotme mund të shohim disa lloje atomesh (ato më të mëdhatë) me anë të mikroskopit skanues. Fotografët i dallojnë atomet në nanotubet e karbonit (nano do të thotë shumë-shumë e vogël). Çdo kokrrizë është një atom karboni i parë në mikroskop (zmadhuar mijëra herë).Llojet e atomeveNë natyrë gjenden shumë lloje atomesh. Deri më sot shkencëtarët kanë zbuluar 118 lloje të tilla, prej të cilave 94 gjenden në univers, ndërsa 24 llojet e tjera janë përftuar në laborator (pra, në mënyrë artificiale).Atomet që i përkasin një lloji, formojnë një element kimik. Atomet e ndryshme paraqesin elemente kimike të ndryshme.Për shembull: tërësia e atomeve të karbonit formon elementin karbon, tërësia e atomeve të arit formon elementin ar, tërësia e atomeve të argjendit formon elementin argjend. Karboni, ari dhe argjendi janë shembuj elementesh kimike. Çdo element kimik përfaqësohet me atomet e tij. Atomet e një elementi kanë veti kimike të njëjta. Elemente të ndryshme përfaqësohen me atomet përkatëse dhe shfaqin veti fizike e kimike të ndryshme ose të ngjashme.Këto monedha romake janë prej ari.Nëse do të mund të shikonim atomet përbërëse të një monedhe, ato do të dukeshin si në figurë. Atomet janë grimca shumë të vogla. Nëse 100 000 000 atome do t’i vendosnim njëri pas tjetrit, ato do të zinin vetëm 1 cm.36

