Page 39 - Demo
P. 39
Veprimtari 3.1Modelimi i molekulave të oksigjenit1. Përfytyroni veten dhe shokët e klasës sikur jeni atome oksigjeni.2. Kapuni për dore me shokun ose shoqen e bankës, për të dhënë idenë e një molekule oksigjeni të përbërë nga dy atome.3. Molekulat e oksigjenit janë në gjendje të gaztë dhe shpërhapen. Provoni të lëvizni në dyshe e të kapur për dore, në të gjithë hapësirën e klasës, për të dhënë kështu imazhin e lëvizjes së molekulës së oksigjenit në temperaturën e dhomës.4. Imagjinoni sikur temperatura të ulet. Në këtë rast, molekulat e oksigjenit do të kthehen në gjendje të lëngët. Ashtu siç jeni, afrohuni dhe bëni lëvizje të shkurtra në drejtime të ndryshme.5. Përfytyroni sikur temperatura ulet edhe më shumë. Molekulat e oksigjenit do të kalojnë nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë, d.m.th., ju do të vendoseni në pozicione fikse, duke kryer lëvizje luhatëse.3 Elementet dhe përbërjet kimike 373.1 Atomet• Të gjitha substancat përbëhen nga grimca shumë të vogla, të cilat quhen atome.• Atomet e një lloji formojnë një element kimik.• Molekulat janë grimca të përbëra nga dy ose më shumë atome, të lidhur kimikisht me njëri-tjetrin.Përmbledhje A1 Përshkruani dhe shpjegoni çfarë ndodh me molekulat e oksigjenit (gaz) kur temperatura e dhomës ulet.A2 Përshkruani dhe shpjegoni ç’ndodh me molekulat e oksigjenit (gaz) kur temperatura e dhomës ulet aq shumë, sa oksigjeni kalon nga gjendja e gaztë në atë të lëngët.A3 Përshkruani dhe shpjegoni çfarë ndodh me molekulat e oksigjenit kur temperatura e dhomës ulet aq shumë, sa oksigjeni kalon nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë.Pyetje dhe detyra Atomet lidhen me njëri-tjetrinDisa substanca janë të përbëra nga atome, të cilat nuk lidhen me njëri-tjetrin, për shembull, ari (metal) përbëhet nga miliona atome ari. Neoni, që është një gaz i plogët, përbëhet nga atome neoni.Substanca të tjera përbëhen nga grupe të vogla atomesh. Grupi mund të përbëhet nga dy ose më shumë atome. Kur dy ose më shumë atome lidhen kimikisht, formohet një molekulë. Për shembull, molekulat e oksigjenit përbëhen nga dy atome oksigjen që lidhen me njëri-tjetrin. Molekulat e squfurit përbëhen nga tetë atome squfuri, të cilat lidhen midis tyre. Atomet lidhen kimikisht në mënyra të ndryshme.atome neoni (gaz i plogët)molekula oksigjeniMolekula e squfurit përbëhet nga 8 atome squfur.

