Page 40 - Demo
P. 40
3.2 Atomet dhe elementet1. Cili është jometali më i përhapur në koren e Tokës?2. Cili është metali më i përhapur në koren e Tokës?Pyetje dhe detyra Z+AZ+A3 Elementet dhe përbërjet kimikeSimbolet kimikeMësuam se numri i elementeve kimike është më i madh se 100. Çdo element ka emrin e tij. Në vend të emrit, kimistët përdorën një mënyrë tjetër për t’i paraqitur elementet: secilit element i kanë vendosur nga një simbol.• Ndonjëherë, si simbol i elementit mund të merret germa e parë e emrit të tij në gjuhën angleze, p.sh.: simboli i oksigjenit është O.• Nëse emrat e dy elementeve fillojnë me të njëjtën germë, si simbol i elementit të dytë merret germa e parë dhe germa e dytë e emrit të tij, p.sh.: simboli i heliumit është He.• Në disa raste, simboli i elementit e ka origjinën nga emri i elementit në gjuhën latine, p.sh.: simboli i natriumit është Na.• Simboli i një elementi nis gjithmonë me germë të madhe, ndërsa e dyta është e vogël. Ka raste kur si simbol i elementit merret germa e parë dhe një nga germat e tjera të emrit të elementit, p.sh.: Cd (kadmium), Pb (plumb) etj.1. enë kimike me klor, simboli Cl2. kristale jodi, simboli I3. mërkuri, simboli Hg4. natriumi, simboli Nasilic, Sialumin, Alhekur, Fekalcium, Caelementetë tjeraoksigjen, OPërhapja e elementeve në koren e TokësElemente të tilla, si bakri dhe ari, janë zbuluar qindra vjet më parë. Më vonë u zbuluan mjaft elemente të tjera, si p.sh. radiumi dhe alumini.Disa prej elementeve janë më të përhapura në sipërfaqen e tokës, ndërsa disa të tjera gjenden më rrallë. Në diagramin përbri është paraqitur me përafërsi përhapja e elementeve të ndryshme në koren e Tokës.Atomet e një elementi mund të lidhen me një ose disa atome të një elementi tjetër. Kjo aftësi e tyre quhet valencë. Në faqen 37 jepen simbolet dhe valencat për njëzet elemente.38

