Page 43 - Demo
P. 43
413.3 Tabela periodike (sistemi periodik)• Elementet kimike janë të renditur njëri pas tjetrit në sistemin periodik.• Ato janë vendosur sipas rritjes së masës së tyre atomike.• Metalet janë vendosur në anën e majtë të sistemit periodik, ndërsa jometalet në anën e djathtë të tij.Përmbledhje Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, përveç sistemit periodik bazohuni edhe te tabela përbri.7. Përshkruani dy veti të njëjta të elementeve që ndodhen në dy kolonat e para të sistemit periodik.8. Përshkruani dy veti të njëjta të elementeve që ndodhen në dy kolonat e fundit të sistemit periodik.9. Më poshtë jepen figurat e gjashtë elementeve. Përcaktoni cilat janë metale dhe cilat janë jometale. Argumentoni përgjigjen tuaj.Pyetje dhe detyra 3 Elementet dhe përbërjet kimikeMetalet dhe jometaletSistemi periodik është ndërtuar në mënyrë të tillë që, elementet me veti të ngjashme të ndodhen në të njëjtin grup. Në sistemin periodik vërehet se metalet ndodhen në kutitë me ngjyrë të verdhë, ndërsa jometalet në kutitë me ngjyrë blu.ADBECFDisa veti të metaleve janë:• përcjellin rrymën dhe nxehtësinë;• kanë shkëlqim; • telëzohen, petëzohen, përpunohen mirë; • lëshojnë tinguj kur goditen;• kanë pika shkrirjeje dhe vlimi të larta.Disa veti të jometaleve janë: • ndodhen në të tria gjendjet fizike;• nuk kanë shkëlqim;• nuk e përcjellin rrymën elektrike dhe as nxehtësinë;• nuk telëzohen, nuk petëzohen;• kanë pika shkrirjeje dhe vlimi të ulëta.

