Page 44 - Demo
P. 44


                                    3.4 MetaletMetalet përbëjnë rreth 75% të elementeve të sistemit periodik. Ato farkëtohen, petëzohen dhe përpunohen me lehtësi. Në gjendje të lirë apo në trajtë lidhjesh metalike, metalet përdoren për prodhimin e objekteve të ndryshme, si: ura, makineri, enë kuzhine, tela, fletë metalike, stoli etj.Hekuri përdoret për ndërtimin e urave. Ai është një metal mjaft i fortë.Ari është metal i çmuar, përdoret për përgatitjen e stolive. Bakri është një metal i butë dhe e përcjell shumë mirë rrymën elektrike. Për shkak të butësisë, ai tërhiqet lehtë dhe përdoret për të prodhuar tela elektrikë.Nxjerrja dhe përdorimi i metaleveNë natyrë, shumica e metalevejanë të lidhura me elemente të tjera. Nxjerrja dhe përpunimi i tyre bëhet me metoda të ndryshme, p.sh., hekuri nxirret nga minerali i tij (xeherori i hekurit), pasi ky i fundit shkrihet në furrnaltë. Kështu, hekuri del në formën e gizës. Kromi nxirret nga oksidi i tij me anë të përpunimit me alumin. Kjo metodë quhet aluminotermi. Alumini merr oksigjenin nga oksidi i kromit dhe prej tij del kromi në gjendje të lirë. Bakri bruto nxirret nga mineralet e bakrit dhe më pas i nënshtrohet procesit të rafinimit, nga i cili del bakër i pastër. Hekuri është i farkëtueshëm. Për shkrirjen e metaleve nevojitet nxehtësi e madhe.Çeliku, lidhje metalike e hekurit me karbonin e metale të tjera si nikeli dhe kromi, përdoret për prodhimin e enëve të kuzhinës, skeletit të biçikletave, disqeve të tyre etj., sepse është i fortë dhe nuk ndryshket.42 3 Elementet dhe përbërjet kimike
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48