Page 45 - Demo
P. 45
3.4 MetaletVeprimtari 3.4Vetitë e metaleve• Metalet kanë shkëlqim në sipërfaqen e prerjes ose në pjesën ku gërvishten.• Metalet janë të petëzueshme dhe të përpunueshme.• Ato e përcjellin mirë nxehtësinë dhe rrymën elektrike.PërmbledhjeGrumbulloni disa objekte metalike dhe hulumtoni rreth tyre. • Përshkruani secilin nga objektet.• Përcaktoni prej çfarë metali përbëhen ato.• Tregoni vetitë e metaleve që dalloni në secilin objekt.Kopjoni në fletore tabelën e mëposhtme dhe shënoni në të rezultatet e hulumtimit tuaj, sipas shembullit të dhënë.HSh1. Renditni simbolet e dhjetë metaleve dhe emërtojini ato.2. Pse ari dhe platini përdoren për përgatitjen e stolive?3. Përse përdoret bakri?4. Cilat metale përdoren për të përgatitur medaljet olimpike?5. Çfarë kuptoni me termat i farkëtueshëm dhe i petëzueshëm?Pyetje dhe detyra Vetitë e metaleve:• kanë shkëlqim në sipërfaqen e prerjes apo kur gërvishten;• lëshojnë tinguj kur goditen;• janë të forta;• janë të ngurta (përjashtim bën vetëm mërkuri);• farkëtohen, telëzohen, petëzohen;• nuk thyhen lehtë, p.sh., urat prej hekuri mund të mbajnë pesha mjaft të rënda;• përcjellin mirë rrymën elektrike dhe nxehtësinë; • janë të ftohta kur i prekim;• kanë pikë shkrirjeje të lartë;Disa prej metaleve, si: hekuri, nikeli, kobalti etj., shfaqin veti magnetike.Mbani mend• Me kalimin e kohës, metalet mund ta humbasin shkëlqimin metalik. • Një copë e madhe metali është e vështirë që të përkulet apo të thyhet. • Shishet dhe gotat prej qelqi, edhe pse nuk janë sende metalike, lëshojnë tinguj kur goditen. Koka e çekiçit prej metali është më e ftohtë, në krahasim me bishtin e tij prej gome.Objekti Metal Veti të dobishmetela elektriku bakër Përcjell rrymën elektrike. Është metal i butë, i lehtë për t’u përpunuar.3 Elementet dhe përbërjet kimike 43

