Page 46 - Demo
P. 46


                                    3.5 JometaletNë sistemin periodik ndodhen dhe jometalet. Në natyrë gjenden jometale të ndryshme, të cilat janë mjaft të dobishme.Vetitë e jometaleve:• ndodhen në tri gjendje fizike;• sipërfaqja e disa jometaleve në gjendje të ngurtë nuk është e lëmuar si ajo e metaleve;• disa jometale të ngurta janë të thërrmueshme;• nuk kanë shkëlqim, d.m.th., nuk e kthejnë dritën; • shumica nuk e përcjellin rrymën elektrike (kjo është e rëndësishme, sepse ato mund të përdoren për të prodhuar mbulesa për kabllot elektrike);• shumë jometale nuk e përcjellin nxehtësinë;• nuk telëzohen;• nuk petëzohen;• kanë pika të ulëta shkrirjeje dhe vlimi;• nuk janë të forta dhe nuk lëshojnë tingull si metalet; • një pjesë e jometaleve janë në gjendje të gaztë.Squfuri përdoret për vullkanizimin e gomave, duke i bërë ato më të forta.Në spitale, oksigjeni i pastër përdoret për të ndihmuar pacientët që kanë probleme në frymëmarrje.Balonat dhe tullumbacet janë mbushur me helium.Tretësira ujore e klorit përdoret për të mbytur bakteret.44 3 Elementet dhe përbërjet kimike
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50