Page 47 - Demo
P. 47
3.5 Jometalet• Jometalet e ngurta kanë pika të ulëta shkrirjeje dhe vlimi. Ato janë të thyeshme.• Një pjesë e jometaleve janë në gjendje të gaztë.• Ato nuk e përcjellin nxehtësinë dhe rrymën elektrike.PërmbledhjeVeprimtari 3.5Hulumtim rreth jometaleveShikoni në sistemin periodik. Zgjidhni njërin nga jometalet. Përdorni njohuri dhe informacione të marra nga interneti për ta përshkruar atë.Më poshtë jepen disa pyetje për të cilat mund të merrni informacion.• Përse përdoren jometalet?• Cilat janë vetitë e tyre?• Ku gjenden ato në natyrë?• A duhet të përpunohen jometalet para se të përdoren? Nëse po, si realizohet ky proces?• A dini ndonjë të dhënë të veçantë për jometalet?Paraqitini rezultatet tuaja në formën e një referati ose përgatitni me to një poster.1. Shkruani emrat e pesë jometaleve, përveç squfurit dhe heliumit.2. Përse përdoret squfuri?3. Pse për mbushjen e balonave përdoret helium? Argumentoni përgjigjen. Pyetje dhe detyra Karboni përdoret për të pastruar ujin. Silici përdoret për prodhimin e çipeve të kompjuterit.3 Elementet dhe përbërjet kimike 45

