Page 48 - Demo
P. 48
3.6 Krahasimi i metaleve me jometalet1. Gjeni në fotografi pesë objekte metalike dhe pesë të tjera jometalike.2. Përcaktoni në është metal apo jometal materiali që ka këto veti: i butë, i thërrmueshëm, nuk e përcjell rrymën elektrike.3. Mërkuri është metal. Çfarë e bën të ndryshëm atë nga metalet e tjera?4. Tregoni emrat e dy objekteve, të cilat janë vetëm prej metali.Pyetje dhe detyra Metalet kanë veti të ndryshme nga jometalet.Metalet • Shumica e metaleve, në temperaturë të zakonshme, janë në gjendje të ngurtë.• Kanë shkëlqim në sipërfaqen e prerjes apo kur gërvishten.• Nuk thyhen kur bien nga lartësitë.• Përcjellin mirë rrymën elektrike dhe nxehtësinë.• Janë të farkëtueshme, përpunohen lehtë.• Lëshojnë tinguj kur goditen.• Vetitë metalike theksohen kur kalojmë nga lart-poshtë, brenda grupit dhe dobësohen kur kalojmë nga e majta në të djathtë përgjatë periodës.• Duke krahasuar me njëri-tjetrin 20 elementet e para në sistemin periodik, del se kaliumi është metali më aktiv.Jometalet• Shumica e jometaleve, në temperaturë të zakonshme, janë në gjendje të gaztë.• Janë të buta.• Janë të thërrmueshme.• Nuk e përcjellin mirë nxehtësinë.• Nuk e përcjellin rrymën elektrike.• Vetitë jometalike dobësohen kur kalojmë nga lart-poshtë, brenda grupit dhe theksohen kur kalojmë nga e majta në të djathtë brenda periodës.• Duke krahasuar me njëri-tjetrin 20 elementet e para në sistemin periodik, del se fluori është jometali më aktiv. Po ashtu, ai është jometali më aktiv i të gjithë sistemit periodik.Objekte të prodhuara nga metale dhe jometale46 3 Elementet dhe përbërjet kimike

