Page 49 - Demo
P. 49
3.6 Krahasimi i metaleve me jometaletVeprimtari 3.6Hulumtim rreth vetive të materialeve• Vetitë e metaleve janë të ndryshme nga ato të jometaleve.• Nëse doni të hulumtoni për vetitë metalike apo jometalike të një objekti, duhet të njihni më shumë se një veti të tij.PërmbledhjeMblidhni disa objekte dhe provoni nëse janë prej metali apo prej jometali. Për të hulumtuar rreth përbërjes metalike apo jometalike të secilit objekt, mund të bazoheni në këto pyetje:• Çfarë pamje ka objekti? A ka shkëlqim? • A është i butë?• A lëshon tinguj kur e goditni?• A është i thërrmueshëm si material?• A mund ta përkulni?• A është i ngrohtë apo i ftohtë?• A e përcjell rrymën elektrike? Për të provuar nëse objektet e përcjellin apo jo rrymën elektrike, ndërtoni një qark elektrik si në figurën e mëposhtme. Para se të filloni provën, sigurohuni që llamba ndizet, duke bashkuar me njëra-tjetrën të dyja kapëset. Nëse ajo ndizet, filloni provën me objektet që keni zgjedhur. Lidhni në të dyja anët objektin me kapëset, për të provuar përcjellshmërinë e tij elektrike.A1 Ndërtoni një tabelë, ku të shënoni rezultatet tuaja. Përshkruani nëse objekti është metalik apo jometalik.A2 Si mund të përcaktohet nëse është metal apo jometal një objekt i fortë? Argumentoni përgjigjen tuaj.A3 Si mendoni, cila është prova më e besueshme për të dalluar një objekt metalik nga një tjetër jometalik? Pyetje dhe detyra Në këtë mënyrë veproni me të gjitha objektet që keni zgjedhur.HShNëse llamba ndizet, do të thotë se materiali nga i cili përbëhet objekti, e përcjell rrymën elektrike.Këtu lidhni objektin për të provuar përcjellshmërinë e tij.3 Elementet dhe përbërjet kimike 47

