Page 50 - Demo
P. 50


                                    3.7 Materialet dhe vetitë e tyreMjaft materiale përdoren për prodhimin e veshjeve, për pallatet ku jetojmë dhe për çdo gjë që na nevojitet në jetën e përditshme.QelqiZakonisht është i tejdukshëm, pra, nëpërmjet tij mund të shihet. Kjo veti e bën atë të përshtatshëm për prodhimin e xhamave për dritare. Kur shishet ose kavanozat janë prej qelqi, ne mund të shohim nga jashtë se çfarë ka brenda tyre. Qelqi nuk përshkohet nga uji. Ai nuk vepron me ushqimet apo pijet që ndodhen brenda tij.Përveç atyre që thamë më lart, qelqi kushton lirë, merr formën që i japim dhe riciklohet. Midis vetive të qelqit duhet të përmendim dhe ato që nuk janë pozitive, p.sh.: ai është i rëndë dhe thyhet shpejt. Për shkak të këtyre vetive, ai nuk mund të përdoret për prodhimin e çdo pajisjeje. Shpesh disa lloje qelqi trajtohen (nxehen në temperaturë të lartë), që të bëhen më pak të thyeshëm.Plastika – është disa llojesh, të cilat kanë veti të ndryshme. Disa plastika janë elastike, të lehta në peshë dhe lehtësisht të përpunueshme (marrin shpejt formën që duam t’u japim).Qeramika – është material rezistent ndaj temperaturave të larta, i fortë, por i thyeshëm. Përdoret për prodhimin e pllakave, me të cilat shtrohen sipërfaqet e brendshme dhe ato të jashtme të shtëpive, për veshje muresh etj.Qelqi – është material i tejdukshëm, i ngurtë, i fortë, por i thyeshëm. Ai mund të ngjyroset. Fibrat – mund të jenë natyrale (nxirren nga bimët) ose artificiale (prodhohen nga kimikatet).Ato janë në trajtë fijesh të gjata, të forta dhe përpunohen lehtë.Jepni mendime për këto dy materiale: qelqi dhe plastika. Cilat veti të tyre duhet të marrim parasysh, nëse duam t’i përdorim për të prodhuar një objekt?Qelqi përdoret për prodhimin e xhamave të dritareve, shisheve, kavanozave për mbajtjen e ushqimeve, gotave kimike dhe pajisjeve të tjera laboratorike.Plastika përdoret për prodhimin e tasave, kovave, shisheve dhe vazove për ruajtjen e ushqimit apo pijeve, si dhe për të bërë kornizat e dritareve.48 3 Elementet dhe përbërjet kimike
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54