Page 51 - Demo
P. 51


                                    3.7 Materialet dhe vetitë e tyre PërmbledhjeVeprimtari 3.7Materialet dhe vetitë e tyreMerrni mostra të ndryshme materialesh dhe studiojini ato. • Vetitë e materialeve përcaktojnë se çfarë mund të bëni me to.• Për secilin nga materialet e marra në shqyrtim, renditni vetitë dhe sugjeroni se për çfarë mund të përdoren. Shënojini rezultatet tuaja në një tabelë. Plastika Plastika mund të jetë e tejdukshme ose jo. Ajo mund të përpunohet lehtë në mjaft forma.Plastika nuk vepron me ushqimet apo pijet që ndodhen brenda saj. Ajo është e lehtë në peshë, ka aftësi të ngjyroset dhe të riciklohet.Një nga vetitë negative të plastikës është se ajo nuk shpërbëhet dhe grumbullimi i saj në mjedis shkakton probleme lidhur me zhvendosjen dhe groposjen. Gjithashtu, ajo ndikohet nga të nxehtit dhe ndryshon formën.1. a) Përmendni dy veti të përbashkëta të qelqit dhe plastikës.b) Përmendni një veti që e kanë të ndryshme. 2. Cilat janë përparësitë e përdorimit të shisheve plastike?3. Çfarë pasojash negative sjell përdorimi i tyre? 4. Pse tasat plastikë nuk përdoren për ngrohjen apo pjekjen e ushqimeve?5. Vëreni lodrat në fotografi. Cili nga materialet që mësuat më lart është më i përshtatshëm për të prodhuar lodra për fëmijë? Jepni arsyet për zgjedhjen tuaj.6. Cilat nga vetitë e metaleve i bëjnë ato të papërshtatshme për të prodhuar lodra për fëmijë?7. Pse për prodhimin e lodrave përdoret kryesisht plastika?8. Çfarë vetish do të kishit parasysh te një material, nëse do të përgatitnit me të një balonë?Pyetje dhe detyra Z+AZ+AZ+AZ+AKëto lodra janë bërë nga materiale të ndryshme.Z+AZ+AZ+AZ+AHSh3 Elementet dhe përbërjet kimike 49• Materialet janë të llojeve të ndryshme.• Materiale të ndryshme kanë veti të ndryshme.• Përdorimi i një materiali varet nga vetitë e tij.
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55