Page 52 - Demo
P. 52
3.8 Përbërjet kimike1. Duke krahasuar figurat, përshkruani dy veti që tregojnë se kloruri i natriumit është i ndryshëm nga natriumi.2. Përshkruani dy veti që tregojnë se kloruri i natriumit është i ndryshëm nga klori.Jepni shembuj të tjerë.Pyetje dhe detyra 3 Elementet dhe përbërjet kimikeÇfarë kuptojmë me përbërje kimike?Mësuam se një element kimik përbëhet nga atome të të njëjtit lloj. Atomet mund të lidhen midis tyre dhe të formojnë grimca të tjera, të cilat përfaqësojnë substancat kimike. Grimcat e disa substancave formohen nga atome të njëjta si H2, Cl2 etj. Këto quhen substanca të thjeshta. Grimcat e disa substancave të tjera formohen nga atome të ndryshme, si HCl, NH3 etj. Këto quhen përbërje kimike.Atome të njëjta apo të ndryshme lidhen me njëri-tjetrin me anë të lidhjeve kimike, për shembull: kur atomi i natriumit lidhet kimikisht me atomin e klorit, përftohet kloruri i natriumit (NaCl).Vetitë e elementeve kimike dhe të përbërjeve që ato formojnëVetitë e një përbërjeje kimike janë të ndryshme nga vetitë e elementeve që e përbëjnë atë.Kur atomet e dy elementeve lidhen me njëri-tjetrin, ato humbasin të gjitha vetitë e tyre si elemente kimike. Përbërja kimike e përftuar prej tyre shfaq veti krejtësisht të reja. natrium klorklorur natriumiNë dy figurat e para janë paraqitur dy elemente: natriumi dhe klori, ndërsa tek e treta paraqitet përbërja e formuar nga lidhja e atomeve natrium dhe klor, e cila quhet klorur natriumi. Vetitë e kësaj përbërjeje nuk janë të ngjashme me vetitë e natriumit apo me ato të klorit.Kloruri i natriumit është i ngurtë, i bardhë dhe ka shije të kripur, ndërsa natriumi është metal dhe klori është gaz i helmët me ngjyrë të verdhë.Kloruri i natriumit përdoret në ushqim, ndërsa natriumi dhe klori jo.Klasifikimi i përbërjeve inorganikeSubstancat e përbëra inorganike klasifikohen në katër klasa:Okside Baza Acide KripraBazike AcideNa2OCaOSO2SO3NaOHCa(OH)2Al(OH)3HClHNO3H2SO4NaClKNO3AlCl350

